Berisha: ‘Provat” e reja për 21-janarin janë manipulim

Kreu i PD-së, Sali Berisha është pyetur në lidhje me provat e reja të dalë për tragjedinë e 21 janarit.

Bëhet fjalë për një audio-regjistrim, ku komunikonte “grupi i zjarrit”, në të cilin bënin pjesë, Ndrea Prendi e të tjerë Lulzim Bashën.

Berisha nuk ka pranuar të komentojë siç i ka quajtur ai, manipulimet e Ardi Veliut.

“Që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut, harroje.

I takon medias të thonë të vërtetën e atij manipulimi. Nuk mund të komentoj unë, disa tabela shkrimi që paraqiten si audiopërgjim dhe nuk ekzistojnë. Nuk u paraqit audio, por dëshmoi qartësisht se ishte një manipulim dhe falsifikim.

Njëlloj si shiriti i 21 janarit, ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit.

Pra, është gjithçka krijesë e Ardi Veliut.

Duke thënë këtë, theksoj edhe njëherë se 21 janari përbën një nga ngjarjet më tragjike, përpjekje për grusht shteti, marrje pushteti me dhunë nga ata që i kam denoncuar me kohë”, ka thënë Berisha.

Sipas kreut të PD-së,SHBA kërkoi të hetoheshin organizatorët e dhunës më 21 janar, Rama ka përgjegjësi penale.

“Komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti SHBA, ka hetuar me të madhe që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës.

Edi Rama është personi kryesor, organizator i dhunës. Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori, ndonëse u thirr për të dëshmuar.

Edi Ramën do e ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune.

Ai është faktuar si organizator në mënyrën më të pakundërshtueshme. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare. Dhe janë dhënë dënimet e njohura deri më tani.

Por, meqenëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them lëri ato, hajde, hiq imunitetin se unë nuk kam imunitet për asgjë, dhe shko dëshmo për organizimin e puçit.

I solli si mish për top. Natyrisht, ngjarja është tragjike. Atëherë dhe sot, familjarët kanë ngushëllimet e mia.

Por manipulimi që bën Edi Rama për njerëzit që përdori si mish për top se donte të vinte në pushtet, është makabritet”, është shprehur Berisha.

Read Previous

Artan Lame kërkesë Bajram Begajt: Regjistroni godinën e presidencës si pronë shtetërore

Read Next

Kush ështe Ruja Ignatova- “Mbretëresha e Kriptove”, e cila ka mashtruar dhjetëra investitorë me një shifër prej 4 miliardë dollarësh e më pas u zhduk pa asnjë gjurmë.