Berisha prezanton Sekretarin e ri të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PD

Kryetari demokrat, Sali Berisha, prezantoi sot Sekretarin e ri të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PD.

Bëhet fjalë për studiuesin dhe ekspertin e njohur, Enri Çeno.

“Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në përputhje me statutin e PD, emërohet nga kryetari.

Enri Çeno është një politikan i ri, i diplomuar për drejtësi, që ka një master në Londër për marrëdhënie ndërkombëtare dhe biznes- dhe një seri specializimesh dhe kualifikimesh kryesisht në SHBA, në fusha të ndryshme politike.

Shpreh bindjen më të madhe duke e emëruar në këtë funksion, se zoti Çeno do përmbushë me dinjitet të plotë këtë detyrë shumë të rëndësishme për PD-në,” tha Berisha, duke i dhënë dorën atij.

Read Previous

Grabitet dyqani i telefonave në Durrës

Read Next

VIDEO/ Berisha: Shqipëria mes zjarreve, Shqipëria në mëshirë të fatit!