Berisha poston videon nga hapja e fushatës: Manifestimi më magjepsës në 32 vite

Sali Berisha e ka cilësuar hapjen e fushatës elektorale në stadiumin “Air Albania” si manifestimin elektoral më madhështor dhe më magjepsës në 32 vite.

Në profilin e tij në “FB”, kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar videon e këtij takimi. Berisha i ka shprehur mirënjohjen e pakufishme të gjithë atyre që ndihmuan në suksesin e jashtëzakonshëm ditën e sotme.

“Manifestimi elektoral më madhështor, më magjepës në 32 vite! Mirënjohje të pakufijshme të gjithë atyre që ndihmuan në suksesin tonë të jashtëzakonshëm ditën e sotme! Suksese”, shkruan Berisha.

Read Previous

Cara: T’i japim fund batërdisë që i është bërë Durrësit

Read Next

Nga Lutfi Dervishi: A nuk është koha për të rinovuar studiot televizive?