Berisha për VOA / Shpalljen non grata e mbajta si çështje privat, pa përfshirë PD

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Sali Berisha u shpreh se nuk ka asgjë personale me Bashën dhe se ky i fundit duhet të jap dorëheqjen spse ka pas katër humbje elektoralenjëra pas tjetrës.

Berisha tha gjithashtu se çështjen e shpalljes non grata e ka mbajt si çështje private pa përfshirë PD.

 

Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, së pari ju falenderoj për mundësinë e kësaj interviste. Ju keni ndërmarrë një fushatë të ashpër kundër kryetarit të Partisë Demokratike, e paprecedentë kjo lëvizje, brenda partisë tuaj. Por ajo për të cilën dua t’ju pyes është kësaj force, pse sot demokratët apo qoftë dhe opinioni publik, duhet të besojnë se lëvizja që ju keni ndërmarrë nuk është thjesht një hakmarrje personale ndaj zotit Basha pas vendimit për largimin tuaj nga grupi parlamentar, për shkak se departamenti i Shtetit ju shpalli non grata?

Z. Sali Berisha: Në këtë lëvizje nuk ka absolutisht asgjë personale. Ka dy probleme themelore, për të cilat unë gjykoj se Lul Basha nuk duhet të qëndrojë më asnjë minutë, por duhet të kishte dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Problemi i parë dhe më themelor, janë katër humbje elektorale njëra pas tjetrës. Humbje të cilat shënojnë pas 8 vitesh qeverisje skandaloze, disfatë të plotë të kësaj partie, Partisë Demokratike. Në 2021 PD ka marrë 74 mijë vota më pak, po të bëhet sipas koalicioneve, krahasuar me vitin 2013.

Lulzim Basha erdhi më 25 prill 2021, si lider që u votua vetëm nga 19 përqind e elektoratit të PD, pra erdhi si lider i thyer dhe nuk premton në mënyrë absolute fitore.

 

 

Së dyti, problemin e shpalljes non grata nga Departamenti i Shtetit, unë e mbajta krejtësisht një çështje private, një betejë abosolutisht private. Dhe për këtë qëllim unë zgjodha dy linja të betejës sime, së pari gjyqësore, që në fillim ju drejtova gjykatës në Partis, së dyti, unë informova, mora një fushatë të gjerë informative, pranë miqve të mij, por jo vetëm miqve të mij, për shembull çdo senatori, çdo kongresmeni të SHBA-ve duke mos kërkuar asgjë prej tyre, veçse duke informuar se është abuzuar me ligjin e Kongresit dhe se unë i jam drejtuar gjykatës. Pra çështja ime u mbajt personale pa u përfshi në asnjë rast PD, dhe duke i thënë kryetarit që partia nuk duhet të përfshihet në këtë rast. Ne jemi parti proamerikane, properëndimore dhe ne nuk përfshihemi në një debat të tillë.

Read Previous

Foltore përtej oqeanit Atlantik, Sali Berisha “takohet” edhe me demokratët në SHBA

Read Next

Berisha për VOA/ I thashë kompanisë izraelite : Po punoni me një lider të thyer. Nëse lideri nuk ngjitet, të ngjisim partinë.