Berisha për VOA/ I thashë kompanisë izraelite : Po punoni me një lider të thyer. Nëse lideri nuk ngjitet, të ngjisim partinë.

Në intervistën për VOA të z.Berisha, i pyetur se përse nuk ndërhyri kur pa që Basha shënoi disa humbje, Berisha u shpreh se i kishtë kërkuar të jepte dorëheqjen.

Berisha tha gjithashtu se i kish thënë kompanisë izraelite të konsulencës së zotit Basha, se ata ishin duke punuar me një lider të thyer dhe se ata nuk ja kishin kundërshtuar mendimin.

“U thashë se ju dhe mund ta ngjisni. Jeni arkitektë për këtë punë. Por nëse 4 muaj para zgjedhjeve ai nuk është ngjitur, atëherë ju lutem, lereni kryetarin, të ngjisim partinë”, tha Berisha

 

Zëri i Amerikës: Siç shihet dhe nga ato që ju tregoni. Ju duket që keni patur kontakte të vazhdueshme me zotin Basha. Përsa kohë ndodhën disa humbje, përse ju nuk ndërhytë më parë?

Z. Sali Berisha: Së pari në 2017-2n unë I kam kërkuar atij të japë dorëheqjen dhe ai me tha që nuk e jap, Të shkoja më tutje do të duhej të rikthehesha. Isha i vendosur të mos rikthehesha. Bëri një garë sic e bëri. Kaloi në disfata të tjera elektorale. Erdhëm te zgjedhjet e 2021.

Unë kam punuar ngushtë me kompaninë e konsulencës që zoti Basha kishte marrë. Një kompani shumë e mirë. Çfarë e këshillova kompaninë? I kërkova duke i thënë se Lulzim Basha është një lider i thyer, dhe ua shpjegova se çfarë kuptoj unë me lider i thyer. Dhe ata nuk e kundërshtuan mendimin tim. U thashë se ju dhe mund ta ngjisni. Jeni arkitektë për këtë punë. Dhe uroj që ta ngjisni. Por nëse 4 muaj para zgjedhjeve ai nuk është ngjitur, se dilte në Poll-e nën PD-në, vazhdimisht, atëherë ju lutem, lereni kryetarin, të ngjisim partinë. Të ndjekim modelin francez të François Hollande, i cili u tha francezëve “unë jam zotëria normal”, se i dilte Sarkozy lider, dhe ai nuk dilte. Dhe fitoi zgjedhjet në atë formë.

Lulzim Basha gjer ditën e fundit, bëri gjithshka që të liderizohej. Dhe përfundoi në greminë me vetëm një të pestën e zgjedhësve të PD-së ta njohin për lider. A ja kam thënë unë këto gjatë fushatës Lulzim Bashës. Që të gjitha, pa përjashtim, në mënyrë të përsëritur.

Doli me tezën se “kam anëtarësuar Shqipërinë në Nato”. I them, thuaje sa të duash, por publiku do të përqeshë dhe gazetarët do të të telendisin. Dhe e mbajtën 24 minuta me këtë deklaratë. Nuk mund t’u themi njerëzve gjëra që s’janë. Mirëpo ai vazhdonte idenë e liderizimit.

Unë çfarë kam bërë? Duke dyshuar shumë se ky mund të bojkotonte zgjedhjet, për shkak të mosmarrëveshjeve që mund të gjente për Kodin zgjedhor. Kërkesa ime e prerë, për ata që merreshin me teknalitetet, ka qenë që PD duhet të marrë pjesë në zgjedhje patjetër. Dhe aty e bëra të qartë, se nuk mund ta imagjinoja që pasi dogjëm mandatet mund të mos merrnim pjesë në zgjedhje. Dyshoja se ishte i gatshëm. Dyshoja.

©Kumtari.al

Read Previous

Berisha për VOA / Shpalljen non grata e mbajta si çështje privat, pa përfshirë PD

Read Next

Berisha: Dosja Muzin u përdor për të marrë peng Bashën. Basha më gënjeu