Berisha për protestën e 3 Marsit: Nuk bëhet për Vulën e PD

Rreth 2 orë e 30 minuta ka zgjatur protesta e sotme e opozitës para Parlamentit, ku kryeministri Edi Rama iu dhanë nga kryedemokrati Sali Berisha sinjale të qarta se çfarë e pret në rast se prek Partinë Demokratike duke ndikuar në vendimin e Apelit për “vulën”.

Por pas mbylljes së tubimit, në hyrje të selisë blu Berisha foli sërish për mediat duke mohuar që protesta e 3 Marsit të ketë për motiv ndikimin e vendimit të trupës së gjyqatërve për vulën e PD.

Lideri i opozitës u kujdes që të shpjegopnte të gjitha arsyet se përse shqiptarët duhet t’i drejtohen bulevardit “Dëshmorët e Kombit” më 3 Mars dhe të gjitha lidhen me keqqeverisjen e Edi Ramës, nga vjedhja deri te dhunimi i shqiptarëve.

Ne nuk i lejojmë vetes kurrë që një trupë prej 3 vetash ta bëjmë objekt. Ka lidhje strikt me Edi Ramën, me të gjithë vuajtjet, vjedhjet, dhunimet që i ka bërë shqiptarëve, shoqërisë me të gjithë shqelmimin e interesave të qytetarëve, të të gjithë spektrit, të gjitha shtresave, të rinjve. Nga 937 mijë që janë larguar nga viti 2014 gjer sot në hapësirën e Shengenit, 78% janë nën moshën 32 vjeç. Iku rinia. Ky vend nuk ka rini. Një njeri shkatërroi të ardhmen e këtij vendi. Një njeri që urren këtë komb. Një antishqiptar si ky nuk ka pasrë ndonjëherë historia. Vetë shtrohet në darka 10 mijë dollarë kurse të tjerët jetojnë me 1-2 vakte dhe ato i marrin me listë. Rrit çmimet sa do me bordet për t’u marrë para qytetarëve nga xhepat. Grabiti me klanin e tij pasurinë numër 1 publike të shqiptarëve Portin e Durrësit”, deklaroi Berisha.

Read Previous

Berisha-Yuri Kim: Atë barin ose mbaje për vete ose çoja Edi Ramës e Dorian Duçkës

Read Next

“Ia dhashë unë 125 mijë euro”, dëshmia e biznesmenit për Alda Klosin