Berisha për Dorian Duçkën: Kam shumë të dhëna për të, pas tij qëndrojnë grupe të fuqishme

Dorian Duçka është një nga personazhet më të diskutuar ditët e fundit pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sonte në “Opinion” në Tv Klan se nuk e ka takuar asnjëherë Duçkën, duke e cilësuar këtë të fundit si një nga figurat më të errëta të mafies ndërkombëtare.

Berisha tha se implikimi sipas tij i Dorian Duçkës në këto procese korruptive, referuar çështjes së “McGonigal”, do të vërtetohet shumë shpejt. “Kam shumë të dhëna për të“-theksoi kryedemokrati.

Blendi Fevziu: E keni takuar ndonjëherë Dorian Duçkën?

Sali Berisha: Jo asnjëherë!

Blendi Fevziu: Ai është i afërt familjar me krerët e Partisë së Lirisë në mos gaboj, me zotin Meta në mos gaboj kushëri i parë.

Sali Berisha: Afërsia familjare është një anë…

Blendi Fevziu: Po jam dakord, nuk ka të bëjë…

Sali Berisha: Po, kam shumë të dhëna për të dhe ai përbën një figurë nga më të errëtat të mafias ndërkombëtare. Ata që qëndrojnë mbrapa tij janë grupe shumë të fuqishme që kanë synuar korruptime në nivelet më të larta të elitës perëndimore. E vërteta është se Dorian Duçka, këshilltari privat i Edi Ramës ka të dhëna të padiskutueshme që është i implikuar në këto procese dhe ato do të dalin.

Read Previous

Belind Këlliçi: Dorian Duçka ‘dogji’ deputetin e CDU duke blerë mbështetje për Edi Ramën

Read Next

Rama-McGonigall Gate/ Kongresi amerikan i kërkon sqarime FBI