Berisha: Partitë që nuk votojnë janë parti terroriste dhe naziste. Janë armike të demokracisë

“Partitë që nuk votojnë janë parti terroriste dhe naziste. Janë armike të demokracisë”, u shpreh kreu demokrat Sali Berisha gjatë takimit me intelektualë, ku ka dëgjuar për rreth dy orë sugjerimet e tyre rreth aksionit të mëtejshëm opozitar.

Berisha tha se pa votë nuk ka të ardhme.

“Ose do votojmë siç kanë bërë kombet e tjera, nuk them në mënyrë të përsosur, por do të votojmë, ose kthehemi nga shoqëri që ka ekzistuar 100 vjet më parë. Të ardhme nuk kemi.

Nëse më pyesni cila ishte gjëja më kryesore e viteve 2005-2013? Ishte se nga viti 2007 e deri në 2014 popullata filloi të rritej, është grafik i publikuar nga kjo qeveri. Nëse ka një gjë me të cilën ti vret çdo shpresë dhe firmos se ky vend nuk bëhet, është dhunimi i votës.

Akti më i rëndë i Edi Ramës ndaj votës, ose raporti i tij me votën, në mënyrën më të kristaltë u faktua kur 1 muaj më parë ai asgjësoi të gjithë atë evolucion që kishte bërë PS nga Partie e Punës, ai hoqi votën dhe riktheu emërimin me Byro Politike. Kjo është gjë shumë e rrezikshme. Partitë që nuk votojnë janë parti terroriste, naziste, janë armike të demokracisë. Këtë nuk e fshehu Edi Rama. Nuk do votohet për kryetarët e degëve të PS”, tha Berisha.

Read Previous

Berishës i bëjnë surprizën e veçantë gjatë takimit me intelektualët

Read Next

Pse e kanë kaq shumë frikë Sali Berishën?