Berisha paralajmëron protestë kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jashtë Kuvendit pas tensioneve të krijuara gjatë seancës.

I pyetur se kur do të zhvillohet protesta e rradhës ai është shprehur pë gazetarët se do të jetë më shpejtë nga sa ata mendojnë.

“Rozeta u bë personazhi kryesor i parlamentit sot. Këta fjalën s’do na e lejojnë ne do e fitojmë me mund. Sot, pra foli opozita. Këta përpiqen me çdo kusht që opozita të mos flas. Kemi marrë dhe ne vendimet tona. A keni parë nëpër botë që kryeministri të përjashtoi 4 depuetet të opozitës. Do t’i përgjigjemi në të gjitha format demokratike Ramës. Protesta e rradhës do të zhvillohet më shpejtë nga sa mendoni ju”, u shpreh ai.

Read Previous

Critics Choice Awards zbulon fituesit për filmin dhe televizionin më të mirë të vitit 2022.

Read Next

UNESCO: Rritet me 50% numri i gazetarëve të vrarë në 2022