Berisha nis mbledhjen e firmave, shpërndan formularin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave të delegatëve për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Tashmë anëtarëve u është shpërndarë një formular, që ka nisur të plotësohet prej tyre, duke kërkuar:

-Miratimin e ndryshimeve statutore sipas propozimeve konfrom nenit 43/4 dhe 60 të statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimmarrjen në forumet e Partisë Demokratike. Analiza e qëndrimeve të kryetarit Basha ndaj parimeve themerole e normave të statutit dhe ndaj Forumit të Partisë Demokratike.

-Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimin e kuvendit kombëtar të PD

-Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë

Qasja e Berishës ka gjasa të funksionojë pasi ai kërkon mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, më pas aty ndryshimin e statutit, pasi kuvendi ka këtë kompetencë dhe hapat tjerë më pas janë formalitete.

Berisha ka nisur lëvizjen e tij pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD-së, të cilin ai e quan vendim anti statuor.

Read Previous

QuantumAI, sipërmarrja më e re Elon Musk

Read Next

Poezi nga P.Kolevica: ECI RRUGES CALE-CALE