Berisha në Tepelenë: Ahmetaj mashtroi në përpjekje për të larë gjurmët.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvilloi këtë të shtunë një takim me strukturat e PD-së në Tepelenë, ku deklaroi se Arben Ahmetaj mashtroi në përpjekje për të larë gjurmët me aferat ku eshte futur.

“Ju keni dëgjuar për aferën e djegësave, të vjedhjes së 420 milionë eurove. Doli pardje Arben Ahmetaj, e pa që Edi Rama e shiti. Ai insistoi të dilte te ai emision se Rama tha se me të ka punë prokurori. Ajo ishte një medalje me dy anë. 

Në një anë i tha se kreu i Meduzës për inceneratorët je ti. I tha se nuk jam i fuqishëm sa të lëviz qeverinë. Asnjë ministër nuk e lëviz sot. Qeverinë e lëviz kryeministri me sekretarin e përgjithshëm e tij.
E tha këtë, sepse në aferën e djegësave, siç nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar, janë firmosur 17 dokumente për 24 orë. E vërteta është se përgjegjësinë më madhore e ka Edi Rama. Ai ka firmosur fap e fap, duke i thënë drejtori i entit kombëtar të prokurimeve, që kjo metodë prokurimi nuk mund të përdoret se është antiligjore. Kurrë kryeministri nuk mund ta firmosë atë. Sepse ai është gardiani i shtetit shqiptar.
Ai ka shkelur ligjin vetëm pse e kishte ndërmarrje të tij.

Read Previous

Zgjedhjet e 14 majit/ Meta: Fitorja e Bashkisë Kamëz do të jetë ndër më të thellat

Read Next

Si Maqedonia e Veriut po nxit bujqësinë dhe rritjen e pagave