Berisha: Në orët në vijim do të shpallet koalicioni i 14 majit

Kryetari demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve për regjistrimin në KQZ të grupit Basha-Alibeaj.

“Pengjet janë pengje. Zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Nuk ekziston fraksioni. Ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës, që përbëhet nga dy persona: Lul Brava dhe AliBasha. Kaq!

PD është një dhe vetëm një, është ajo e anëtarësisë, është ajo që ka mbështetjen masive te qytetarët shqiptarët, është ajo që ka vendimin e gjykatës së faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër.

Do jenë të mjerë ata, që do vazhdojnë si donkishotër betejën me ketë forcë që ka për energji dhe frymëzim lirinë. Është e aftë t’i rezistojë çdo mafieje dhe e faktoi këtë. Kjo bën krenar çdo shqiptar, çdo njeri të lirë,”tha Berisha.

I pyetur se cili do jetë emri i koalicionit me të cilin do garojë PD në këto zgjedhje, Berisha tha se gazetarët do e mësojnë sapo të vendoset.

Read Previous

PD dorëzon dokumentacionin në KQZ për zgjedhjet e 14 majit

Read Next

Basha tenton të regjistrojë Alibeajn në KQZ me dokumente të falsifikuara