Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama
Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se korruptoi zyrtarin e FBI, Charles McGonigal për të goditur Partinë Demokratike.
Berisha tha se qëllimi i Edi Ramës ishte që ta vendoste PD-në në xhepin e tij, duke përdorur edhe Lulzim Bashën.
“Tragjike është se viktimat më direkte, më të dhimbshme të kësaj afere janë demokratët shqiptarë, janë opozitarët shqiptarë. Dhe kjo është e vërteta, sepse Edi Rama e përdori McGonigal për t’i futur një thikë, e përdori si vrasës me pagesë kundra nesh. Por kë, jo një Duman, por një McGonigal që merr përsipër të hetojë lobistin me qëllimin e vetëm për të vendosur PD-në në xhep, dispozion të Edi Ramës.
Nëse unë ti kam marrë paratë, unë jam një njeri që kam përgjegjësi, për ju në radhë të parë dhe unë do ti them ku i kam marrë paratë se unë nuk mund ta mbajë. Dhe ky, pasi e çoi në prag të dënimit e bllokoi dosjen nuk e çoi në Gjykatë të Lartë, në kundërshtim me ligjin. E mori peng, para zgjedhjeve.
Ne jemi viktimat më kryesore të ‘RamaGate’. Kush, opozita, pluralizmi. Pas këtij akti, duhej akti tjetër, që opozita të mos ekzistonte, veç si fasadë. Të shpallej ‘non grata’ Sali Berisha dhe pastaj të gjitha zgjidheshin.
Edi Rama ky kriminel i vërtetë që funksion në mënyrë absolute si bos i një organizate kriminale, askush tjetër. Si mund të marrë kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s të marrë përsipër shefin e kundëzbulimit të FBI-së. Që në momentin e parë të një dobësie, ti njofton autoritetet e vendit mik dhe u thua që ky është i kalbur. Por ky i duhej të komplotonte për ne. Pra ishte shpallja ‘non grata’ duke menduar se tani e nisëm drejt errësirës dhe këtë dhe me PD, bëjmë çtë duam. Kjo është një nga shkaqet e vrasjes masive të shpresës në Shqipëri“, u shpreh Berisha.