Berisha: Le të kërkojë SPAK çdo akt timin që nga ‘91 e këtej

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk ndihet i rrezikuar nga asnjë hetim penal ndaj tij.

Në një intervistë për MCN, teksa fliste për shpalljen non-grata, Berisha ka ftuar SPAK që të hetojë çdo akt të tij që prej vitit 1990.

Berisha tha se prokuroria e posaçme është e kontrolluar nga Edi Rama. Madje ai akuzon kreun e qeverisë se zhvillon takime të fshehta dhe gjysmë të fshehta me drejtues të SPAK-ut.

Berisha: Në të gjithë karrierën time politike, nuk sulmoj kurrë të huajt nëqoftëse ata nuk kanë shfaqur deklarata dhe qëndrime të papajtueshme, që unë i konsideroj të papranueshme. Nuk kam tendencë, nuk jam ksenofob. Kam bërë gjithçka për të bërë më të mirën e mundshme për shtetet e Europës dhe SHBA. Reagimet e mia kanë qenë gjithnjë reagime ndaj deklaratave të papranueshme nga unë të zonjës Yuri Kim. SPAK kontrollohet fund e krye nga kryeministri Rama. Janë deklaratat e tij kundër SPAK, presionet e tij, takimet e tij të fshehta me drejtuesit e fshat. Unë ndihem zero i rrezikuar. Unë ftoj SPAK të hetojë çdo akt, vendim të Sali Berishës nga 1990 që jam në politikë deri më sot.

Read Previous

Berisha ligji 7501: E di që s’ka qenë i drejtë, do duhej ndryshuar

Read Next

AktualitetNegociatat, zbardhet axhenda: Shqipëria do ta nisë me kapitullin e drejtësisë