Berisha: Kur të vijmë në pushtet do të amendojmë dhe korigjojmë Reformën në Drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një takim me avokatët se në momentin që opozita do të vijë në pushtet, do të kërkojë amendimin dhe korrigjimin e Reformës në Drejtësi.

Gjatë një takimi të mbajtur me intelektualë në lidhje me sfidat e sistemit të drejtësisë, Berisha e vuri theksin teka nevoja e një reforme të vërtetë dhe sipas tij ky objektiv do të jetë një nga prioritet e opozitës.

Jemi në një situatë të pashembullt, ku të gjithë biem dakord se rezultantja është largimi i shqiptarëve nga vendi. Por po të hedhësh sytë pasuri më përrallore sa kemi ne nuk ka ndonjë vend tjetër.

Ju e bëtë grevën tuaj dhe nuk ishte për interesat tuaja, ishte për interesat e qytetarëve që paguajnë faturën e kësaj harte që është kapaku i arkivolit të reformës. Jam dakord që vendi ka nevojë për reformë të vërtetë dhe ju them këtu që qëllimi më madhor kur u bashkuam në këtë proces ishte një reformë e vërtetë. Unë kujtoj fjalët që u thashë kolegëve, ne nuk mund të mos jemi për pavarësinë e gjyqësorit. Por u kuptua se reforma kishte qëllim shndërrimin e pushtetit gjyqësor në degë të ekzekutivit. Jam dakord me sugjerimet e zotit Manjani, për një reformë të vërtetë dhe për ligje me standarde më të mira. Ju garantoj se kjo do të jetë përparësi e opozitës në pushtet.

Sadush dhe Dvorani hartuan ligjet e institucioneve që do i drejtonin vetë, caktuan rrogat vetë dhe pa u tha boja ligjit që miratuan kërcyen dhe morën funksionet. Kur personat janë të lidhur me të gjithë procesin mbajnë një përgjegjësi shumë të madhe.

Ne mbetemi të vendosur të bëjmë gjithçka për amendimin dhe korrigjimin e kësaj pseudo-reforme të cilës shqiptarët nuk i besojmë më”, tha Berisha.

Read Previous

Scholz: Putin ka frikë nga “shkëndija e demokracisë” që po përhapet në vendin e tij

Read Next

Flamur Noka paralajmëroi përplasje në rast se Gjykata e Tiranës vendos të mos njohë Kuvendin e 11 Dhjetorit.