Berisha: Kandidatët e Alibashës dhe Bravës janë paterica të Ramës dhe Veliajt

Kreu i demokratëve, Sali Berisha, i ka quajtur kandidatët e grupit të Enkelejd Alibeajt, paterica të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas Berishës, çdo kandidat i vulës është kandidat i Ramës dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me të djathtën.

Të gjithë kandidatët e Alibashës dhe Bravës janë vetëm paterica të Erion Veliajt.

Çdo kandidat përveç, Belind Këlliçit, është kandidat i Edi Ramës.

Ai kandidon për të ndihmuar kandidatin e Edi Ramës, që përbën në vetvete falsitetin më të madh, një nga njerëzit më të korruptuar të këtij vendi, një nga njerëzit më mashtrues dhe më pa ndjenja për qytetarët.

Të gjithë kandidatët e Alibashës dhe Bravës janë vetëm paterica të Erion Veliajt.

Janë njerëz që kanë kaluar në krah, në sqetullat e Edi Ramës, nuk kanë asgjë të përbashkët me të djathtën.

Nuk besoj kurrë se e djathta mund të bëhet me njerëz si Alibasha dhe Lulzim Brava, të cilët janë pengje në lidhje krimi të Edi Ramës”, tha Berisha.

Read Previous

Berisha: Do i rikthehemi projektit madhor të investimeve rurale, Rilindja Urbane shpërdoroi 2.3 miliardë euro

Read Next

Boçi: Ftoj kundërshtarin socialist të ballafaqohemi