Berisha: Kam patur oferta dhe kërcënime për t’u tërhequr.

Ish-kryeministri Sali Berisha rrëfen në “Çim Peka Live” se ka patur oferta për heqjen e “non grata”, përmes lobimit.

Berisha tregoi se, ka patur edhe kërcënime nga më të ndryshmet, por që të gjitha i ka hedhur poshtë.

“Oferta të shumëllojta. Oferta për të hequr këtë nëpërmjet lobimit se s’ka asgjë në të. Jo. Kam refuzuar. Oferta për të hyrë vetë në heshtje dhe për të lehtësuar familjarët. Jo. Kam refuzuar.

Kam refuzuar oferta, kërcënime nga më të turpshmet, të dokumentuara. I kam hedhur poshtë me neveri.

E ke dëgjuar kur flet për fëmijët? Gjërat mund të shkojnë të Thesari etj. Le të shkojnë te Thesari.

Dëgjoja një zëdhënës të tij në studio, para Kuvendit Basha do të nxjerrë dy gjëra të tmerrshme. Dhe ai tregonte labirinthet e zeza nga të cilat del ai që thoshte një gjë të tillë.

Pra, unë nuk kam asnjë lloj lëkundje, s’ka lidhje fare kjo me ‘non grata’-n time. Lëvizja që kam ndërmarrë më ka penguar në punën time.

Sepse më kushton kohë nga mëngjesi e deri në darkë. Unë po shkruaja edhe vëllime, edhe dokumente, dhe do të bëja atë betejë që më takonte të bëja në mbrojtje të dinjitetit tim. Por nuk kam hequr dorë”, u shpreh Berisha.

Read Previous

Berisha: Kryetari moral i PD në 8 vitet e fundit ka qenë Sali Berisha

Read Next

Nuk mbrohet partia me lloqe o Lul