Berisha: Ja lakejtë e Ramës që po mashtrojnë nëpër studio dhe ekrane

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat, foli edhe për analistët dhe gazetarët që kërkojnë të hedhin hi syve të qytetarëve në lidhje me aferën ‘Rama-Gate’ në SHBA.

Berisha deklaroi se, lakejtë e Ramës janë sulur nëpër studio dhe ekrane dhe po tentojnë të mashtrojnë për darkën 10 mijë dollarëshe të Edi Ramës dhe Charles McGonigal në New York.

‘Është e trishtë, sesi eksponentë të medias, jo mediat në tërësi. Se mediat kanë një rol pozitiv të jashtëzakonshëm në transparencë e të gjitha këto. Por sesi Edi Rama nxjerr lakej dhe lëpirës të tij nëpër studio dhe ekrane për të mashtruar qytetarët shqiptarë për çdo gjë. Nuk e di a e ndoqët ju mbrëmë. E ndiqni sigurisht. A e morët vesh?

Allison Guerriero është bërë shtriga e mediave të kontrolluara nga Edi Rama. Individë të shpërfytyruar, të damkosur nga raporte ndërkombëtare si hajdutë dhe gjobvënës të tmerrshëm mbi gjykatësit dhe prokurorët e vendit dikur, marrin përsipër të përgënjeshtrojnë Allisonin edhe për faturat e restorantit Saint George. E kuptoni ju? Ajo ishte në darkë aty. Aty kërciti 10 mijë dollarë vera apo çfarë ishte shishja dhe këta dalin nëpër media dhe thonë: ajo ishte një gënjeshtare. Aty edhe e japin menunë e Saint George.

Çfarë janë këto media kështu, a më kuptoni? Po kjo është e tmerrshme, nuk ndodh në botë kjo. Nuk ndodh në botë. Një njeri që e ka vendin në burg, iu them unë ju. Plarent Ndreca e ka vendin në burg. Absolutisht. Po pse në burg? Sepse, ju e dini aferën e uniformave? A e dini ju se një nga mekanizmat kryesore të vjedhjes është sepse u përgjysmua numri i uniformave që do të prodhoheshin në të njëjtën shumë. A e dini apo jo këtë? Lexoni tenderin. Dhe njeriu që ka firmosur për përgjysmimin është Plarent Ndreca. Është njeriu, sekretar i përgjithshëm që ka firmosur për përgjysmimin. E ka kapur dhe Edi Rama tani atë, dhe e nxjerr nga studio në studio vetëm për të shpifur dhe për të trilluar. Po ky është njëri prej tyre. Janë pra një grup, të cilët nga mëngjesi deri në darkë janë shndërruar në gjeneratorë shpifjesh dhe trillimesh për qytetarët. Morët vesh apo jo?

U futa tha në internet, gjeta faturën e St.George dhe aty tha shkonte 100 euro maksimumi që mund të shpenzoje. Ajo kishte qenë aty, kishte ngrënë.

Pse u ndala te këto shembuj?!

U ndala te këto shembuj se, ku shkon vulgariteti, shpërfytyrimi i shpifsëve të paguar që nuk ndiejnë asnjë përgjegjësi ndaj qytetarëve. Po vetëm paratë që marrin nga Rama nga klanet e tij. Kush e paguan Sokol Ballën? Pyesni ju lutem. Për të kuptuar se çfarë kalbësire ekziston. Kush e paguan atë? Me çfarë parash paguhet Sokol Balla? Unë dhashë një shembull. Po këta janë një grup të cilët kalojnë nga një studio në tjetrën me misionin e vetëm të mashtrojnë shqiptarët.

Kur dëgjoj unë, se vakti në Saint George nuk kushtoka as 100 euro. Kur shkojnë deri aty, janë të aftë të shkojnë kudo. Dhe tani shtriga botërore, zonjë atdhetare, patriote e e vërtetë vendit të vetë e cila kur konstatoi se, ia ktheu të gjitha ato që meritonte McGonigalit dhe Edi Ramës. Nuk e dini ju. Shkoni e pyesni njerëz të cilët flasin me Edi Ramën në telefon. Njeriu më i vështirë që njoh unë për të folur në telefon gjithë jetën time quhet Edi Rama. Më pyesni ju, keni fol ndonjëherë me të? Kurrë! Po pse është më i vështirë, nga e di unë? Sepse nuk e lëshon telefonin. E fillon tani dhe vazhdon dy orë, nuk të lëshon. Po, ju them të vërtetën juve a më kuptoni?

Dhe ajo ishte e mërzitur se kapte telefonin dhe ai fliste me kryeministrin. Tipike e tij. Prisni tani kur të dalin këta lakejt e tij dhe të thonë që ka dy vite që nuk përdor telefon. Ka tre vjet që nuk flet më në telefon Rama. Kjo është diktaturë e gënjeshtrës, e relativizmit‘, tha kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët.

Read Previous

Partia e Lirisë: Transporti publik në Tiranë është kaotik, dështim i Veliajt

Read Next

“Diplomacia e tërmetit” Turqi-Greqi: A do të jetë këtë vit ndryshe nga 1999-a?