Berisha hyri në zyrat e PD / Nisi të zhvillohet mbledhja e Këshillit

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërriti ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike, i shoqëruar nga mbështetësit dhe anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, ku dhe do të zhvillojnë nje mbledhje.

“Jemi këtu për të sjellë vullnetin e shumicës së demokratëve shqiptarë. Siç e shihni janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit, të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të të ardhmes. Tani ne po ngjitemi sipër. Në zyrën e Bashës nuk kemi punë. Sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje. Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”, tha Berisha.

Ndërkohë, Evi Kokalari përmes një postimi në rrjetin e saj social lajmëron se ka nis takimi i Këshillit të Rithemelimit në zyrat e PD.

 

Read Previous

Lalla kërkon azil politik në Itali

Read Next

Zbulohet mesazhi/ Në panik nga hyrja e Berishës në seli, Basha kërkon mbledhje urgjente