Berisha: Gledis Nano u shkarkua sepse zbuloi lidhjeve e freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Berisha shkruan, se Nano u shkarkua pasi ka zbuluar lidhjet e freskëta të krimit që të çojnë tek Olsi Rama dhe Bledi Çuçi.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq,

Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi.

Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjetër të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre.

Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjetër të policisë, por atij i kushtoi kokën:

1- Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çështjeje përvëluese për këndin Rama.

2- Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur.

Read Previous

Hungaria e Turqia do marrin pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd

Read Next

Shkarkohet edhe drejtoresha e drejtorisë kundër pastrimit të parave