Berisha: Edi Rama mbylli dosjen ruse të Lulzim Bashës. Asgjë nuk ka lënë në zyra, i ka marrë dhe hard disqet

“Si forumi kryesor pas Kuvendit i PD-së, dua të ju informoj se, siç e keni dëgjuar vetë, ish kryetari ka pranuar sipas raporteve serioze, financime ruse. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë.

Për PD-në si parti e interesit kombëtar ky është shkelmin i një prej parimeve më themelore të programit dhe qëndrimeve të saj.
Por do të theksoj, tre gjëra duhet ti keni parasysh.
E para; deri më sot në këtë moment nuk ka asnjë individ në PD që të ketë pasur dijeni për financime ruse. Në arkën e PD nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë, sipas dëshmive të besueshme plotësisht të zotit Ristani dhe ish-financierit të partisë, Ilir Dervishi, asnjë qindarkë nga këto para. Pra është një akt personal i Lulzim Bashës.

Së dyti; në 2018 kur ambasadori amerikan Donald Lu më ka sjellë një dosje në zyrë, në mënyrë absolute dhe unë e kam thënë publikisht disa herë dhe ai nuk e ka përgënjeshtruar asnjëherë, dosja nuk ka pasur asgjë tjetër përveç artikullit të Mother Jones dhe fletës nga Departamenti i Drejtësisë që provonte se Nik Muzin është lobist i PD. Kaq kishte.

Në prill pas zgjedhjeve në 6 bashkitë, disa bashkëatdhetarë tanë më kanë informuar nga Nju Jorku se kanë firmosur, por nuk kanë dhënë asnjë qindarkë për siç mashtronte Lulzim Basha, për të financuar lobistin e tij.

Pasi u bënë tre burime, unë kam dalë në media dhe kam akuzuar Edi Ramën se mbylli dosjen ruse të Lulzim Bashës.

Tani, sot kryesia ka vendosur të ngrejë një komision auditi për këtë aferë.

Ai po dëshmon mungesë totale përgjegjshmërie, sepse është i detyruar së paku të thotë ku i mori paratë, kush ja dha dhe si i dërgoi në Skoci, kur kanali bankar nuk ekziston.

E shpëtoi njëherë Edi Rama, por kjo çështje është shumë serioze dhe unë mendoj që ai nuk duhet ta trajtojë ndryshe, por të bëjë transparencë të plotë, se ka drejtuar këtë parti, meqenëse e mohon, ndonëse ju e dini se gjënë më të lehtë ka gënjeshtrën.

Së fundi dua të qartësoni çdo qytetar dhe demokrat, se Edi Rama siç ka deklaruar në 2018 se ato janë para ruse, deklaroi edhe para 1 jave në OKB se ato e dinim që ishin para ruse. Edi Rama faktikisht bëri gjithçka për të mbyllur dosjen. E bëri me urdhër të Putinit, nuk kam asnjë të dhënë. Një gjë është e sigurtë, e bëri për të marrë peng kryetarin e opozitës, kjo nuk ka asnjë diskutim.

U ndala në këtë çështje për ta mbyllur këtë problem, sepse komisioni që ngritëm sot do të hetojë.

Asgjë nuk ka lënë në zyra, i ka marrë dhe hard disqet, por me ata që mund të hetojë dhe informojë Këshillin Kombëtar dhe opinionin kombëtar për këtë çështje.”

Read Previous

‘Rama, njeri i pa atdhe’/ Berisha: S’mund të lejojmë që vendimet për ne të merren në Beograd e Stamboll

Read Next

Edward Snowden merr nënshtetësinë ruse