Berisha: Drama e sotme po luhet në familjet shqiptare

Kreu demokrat, Sali Berisha, gjatë një takimi me intelektualë, tha se familja është themeli i shoqërisë, me vlerat dhe solidaritetin e saj, është parajsa tokësore e njeriut.

Berisha tha se jemi ndër ato kombe që e kemi patur dhe e kemi familjen një vlerë themelore, e kemi të çmuar, madje është Universiteti më i çmuar i njeriut.

“Sot në tërësi pranohet se Shqipëria është në vështirësi shumë të mëdha, ne kemi bindjen se është në rrezik, nuk e themi për propagandë, por nga një komb prej të cilit nga 2014-2021, largohet mbi 25 % e tij, ai komb në të gjitha planet, ose është në një luftë të egër civile, dhe ne nuk jemi, por ne kemi tejkaluar në 2019-ën në refugjat dhe azilkëkrkues Sirinë, që ishte në kulmin e luftës.

Drama e sotme shqiptare ka për theatër familjen shqiptare”, tha Berisha. Ai tha se po kërkon të imponohet një rrymë, e cila prindërit i konsideron numra 1 apo 2, dhe këta janë pakica që kërkojnë ti imponohen shumicës.

“Kjo rrymë mbështetet nga George Soros, i cili përdor miliarda, të cilat i ka fryt të spekullimit, dhe kërkon të na imponojë koncepte absolutisht të ekstremit të majtë”, tha ai.

“Sot përballen dy rryma dhe ato përballen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Një rrymë e cila tejkalon familjen dhe vlerat e saj, një rrymë e cila dekonfiguron familjen dhe shndërron prindërit në numra. Është sigurisht një shumicë tjetër që beson te vlerat familjare.

Problemi është edhe më dramatik sepse kjo rrymë që tejkalon familjen dhe vlerat e saj, i mbikalon, i refuzon, i shmang, kjo rrymë kërkon të imponohet politikisht, sociologjikisht, të imponohet në forma të ndryshme. Nuk mund të mos theksoj se në krye të kësaj rryme qëndron George Soros. Pse? Dy arsye. E para është multimiliaderi i cili investon shumë.

Më kishte dërguar një bashkëpunëtorja ime donacionet. Ai përdor miliardat të cilat i ka kryekëput pothuaj fryt të një spekulimi. Ai përdor miliardat për të imponuar koncepte që çfarë janë ato? Janë absolutisht konceptet e ekstremit të majtë”, tha ai.

Read Previous

Berisha: Kërkesat e komunitetit LGBT+ kërcënojnë familjet shqiptare

Read Next

Ngjarja e rëndë në Himarë/ Meta: Shteti ka rënë