Berisha: Do të shpallim Xhorxh Sorosin non grata në Shqipëri përgjithmonë

Ish-kryeministri Berisha, gjatë “foltores” me Forumin e Gruas së PD, ka thënë mbrëmjen e sotme se sapo PD-ja konservatore të vijë në pushtet, miliarderi Xhorxh Soros do shpallet non grata përgjithnjë në Shqipëri.

Ai e akuzon Sorosin si kapës të shtetit shqiptar dhe si arkitet të projektit të ndarjes së Kosovës.

“Soros është një monstër, arrmik i egër i demokracisë në Shqipërisë. Është arkitekt i reformës që prek shtyllën kurrizore të vendit, është mbështetës i projekteve të Millosheviçit për ndarjen e Kosovës. Tani i them atij se akti i parë i forcës konservatore që do vijë në pushtët është shpallja e tij non grata përgjithmonë.” – tha Berisha.

Read Previous

New York Times 1982, Shqiptarët rindezin debatet deri në lashtësi

Read Next

Basha reagon për aludimin e Berishës në drejtim të tij në “foltoren me gratë demokrate