Berisha: DASH s’ka asnjë provë, s’e pranoj kurrë shpifjen

 Gazeta Kumtari 

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD ish-kryeministri Sali Berisha foli dhe për shpalljen e tij “non grata” nga DASH. Berisha u shpreh se akuzat për korrupsion janë shpifje pasi nuk kanë asnjë provë.

“DASH më ka sanksionuar për akuza për të cilat nuk ka asnjë fakt provë dhe dokument. Jam sanksionuar nga lobimi i Sorosit të Edi Ramës. CCilido që do të paraqesë një fakt provë apo dokument kundër Sali Berishës ai është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes së tij… Unë jam Sali Berisha. Kurrë kurrë kurrë shpifjen, gënjeshtrën nuk e pranoj për të vërtetë. Ju jam mirënjohës ju të cilët ndani me mua këtë qëndrim. Ky Kuvend hap kapitullin e përballjes me qeverinë. Edi Rama është kryeministri më i pashkollë në historinë e Shqipërisë. Po dhe po. Shqipëria në të katër anët e saj lëngon. Edi Rama me burgosje, dhunë vret shpresën në çdo shesh të Shqipërisë. ”, tha Berisha.

Read Previous

Xhudistja kosovare siguron medalje evropiane, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Read Next

Gruaja e presidentit të Ukrainës “Kam dy muaj pa e takuar tim shoq, tek ai po mbështeten të gjithë”