Berisha: Alibasha, një skllav mjeran i Edi Ramës

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se grupi i vulës me në krye Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën janë zëdhënës mjeranë të Edi Ramës.

Berisha u shpreh se Partia Demokratike, nuk ka asnjë problem me gjykatën dhe me logon e partisë.

Alibasha është një zëdhënës mjeran i Edi Ramës.

Edhe njëherë, sqaroj shqiptarët: PD nuk ka asnjë problem as me gjykatën, as me logon.

Ka një vendim gjykate, të 25 marsit 2022, që konsideron legjitime të gjithë dokumentet, ndryshimet në statut, e gjithë procedura e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Edi Rama mban peng përmes kancelarit regjistrimin e këtij vendimi në regjistrin e forcave politike.

Në bashkëpunim me ambasadoren Kim dhe Erion Veliajn, ka ndërhyrë për të shpallur palë, atë që nuk është palë.

Këta treguan se nuk kanë asnjë parim, asnjë moral për ligjin.

Akti i vetëm i asaj gjykate është të konstatojë se ai që ankohet është një skllav i mjerë i Edi Ramës dhe nuk ka asnjë legjitimitet në kërkesën e tij”, u shpreh ai.

Read Previous

“Një minutë heshtje për Edmond Spahon”, PD kërkesë Kuvendit: Përjashtoni 10 ditë Elisa Spiropalin

Read Next

Partia e Lirisë: Transporti publik në Tiranë është kaotik, dështim i Veliajt