Berisha akuza Ramës: Betonizimin e kishe stil, në 11 vite e “kafshove” Tiranën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në bashkëbisedimin me temë “Tirana në rrezik”, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë ai që betonizoi Tiranën.

“Në 11 vite e kafshoi qytetin siç deshi krejtësisht mbi parime korruptive. Ai kishte një stil. Gjithë javën rrinte në Pezë dhe dilte të shtunë dhe të dielë për t’u thënë qytetarëve po vdes në punë. E kam ndjekur në 4 vite, ka rindërtuar 12 km rrugë gjithsej, Tirana dhe sot ka mijëra kilometra të paasfaltuara. Bëri një gjë të mirë që me vendim qeverie e bëri zonë të mbrojtur atë që e meritonte të ishte, por më vonë ju lëshua me babëzi. Çdo qytet është normal që të ketë ndërtimet e kohës. Arkitektët danezë dhe holandezë transformohen këtu me Edi Ramën. Ndikon pesha e drogës. Asnjëri s’është kundër një lagjeje moderne të Tiranës, por kjo që ndodh me Tiranën nuk ndodh me asnjë prej qyteteve të tjera në botë. Kullat ngulen kudo për të larë tonelatat e parave të drogës në to. Treguesi i ndërtimit në Evropë, Shqipëria e ka katër herë më të lartë se çdo vend tjetër. Sepse këtu po vërshojnë lumenjtë e narko-eurove dhe po e shkatërrojnë qytetin”, tha Berisha.

Read Previous

Macron: Do të vazhdoj dialogun me Rusinë, kush dëshiron që Turqia të jetë e vetmja fuqi në botë që…

Read Next

Udha e (mundimshme) e shkronjave