Berisha: Afera 3 mld Euro e Portit të Durrësit, pasoja strategjike për Shqipërinë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi këtë të Hënë se afera e Portit të Durrësit është afera korruptive më gjigante në Europë gjer sot.

“Në shekuj dhe mijëvjeçare Porti i Durësit i ka dhënë Shqipërisë, rolin më të rëndësishëm dhe strategjik në rajon, përcakton nga Komisioni i Transportit të BE, së bashku me Portin e Tivarit, si njërin nga dy portet të rëndësisë strategjike për BE-në, çka do të thotë për rajonin dhe transportin në kuadrin e kësaj hapësire. Edi Rama, pa asnjë konsultë paraprake, me qytetarët e Durrsit, me grupe interesi dhe asnjeri tjetër përveç xhepit dhe llogarive të tij, po e shndërron portin e Durërsit në Dubain e familjes së tij. Afera e Portit të Durrësit gjer sot është afera korruptive më gjigante në Europë”, tha Berisha në një deklaratë nga selia blu.

Ai shtoi se Rama dhe “kompania e tij” përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime.

Afera, vijoi, ka pasoja strategjike për vendin.

“Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korruptiv, antiligjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime, baraz kjo me rreth 3 miliardë euro. Në këtë aferë, me pasoja të rënda strategjike për vendin, me pasoja të rënda që synojnë defaktorozimin e Shqipërisë dhe rolit të saj strategjik në transportin e BE dhe NATO, Edi Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij, investime prej 2 miliardë eurosh në marinën turistike. Njeriu që ka marrë përsipër këtë investim, parashikonte një investim prej 4 miliardë eurosh në Serbi, dhe përfundoi me një investim prej 20 milionë eurosh. Dëmi është i pallogaritshëm sepse me këtë lëvizje, taksapaguesit shqiptarë gjobiten me një së paku 1 miliard euro, që sipër Edi Ramës do përdoren për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano”, deklaroi kreu i PD-së.

Berisha kërkoi nga BE që të hetojë për rastin.

“I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri. I kërkoj BE të nisë një hetim rreth aferës korruptive të portit të Durrësit dhe të bëjë gjithçka që ky port të mbehet port strategjik i rajonit dhe BE-së”, tha ai.

Read Previous

Skandali me tenderin e Ujësjellësit të Memaliajt/ Meta: Rama rrezikon të dënohet deri në 12 vite burg

Read Next

Petrit Vasili: I vetmi që ka bërë mashtrim me gjeneralitetet është kryeministri