Berisha: 14 maji është një thirrje e thellë për bashkim

Lideri i opozitës, Sali Berisha foli nga Rrogozhina, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ndriçim Hoxha, edhe për shpopullimin.

Kreu i PD tha se 14 maji është një thirrje e thellë për ndërgjegjen tonë njerëzore, është një thirrje e thellë për ndjenjat tonë njerëzore, për dhembshurinë ndaj njëri-tjetrit, për dhembshurinë për fëmijët tanë, për dhembshurinë për këtë tokë, që po e braktisin sikur të ishte tokë e mallkuar për shkak të këtyre hajdutëve.

Pra a duhet të pyesim veten ne. A mund të votojmë ne ata të cilët ndërtojnë rrugën me 24 mln euro kilometrin, ndërtojnë shkollën me 6 mln euro. A mund të votojmë ne ata të cilët bëjnë 250 tendera sekrete të paparë. A mund të votojmë ne atë të cilin firmos për 420 mln euro për djegësa të cilët nuk ekzistojnë kërkund.
A mund të votojmë ne për kryetar bashkie si ai i Tiranës që për çdo ton plehrash që depozitojmë në Sharrë vjedh 18 euro dhe i ndan me Edi Ramën.
Kontrata thotë 11 euro për ton, kurse ai u merr qytetarëve 29 euro për ton. I merr sikur po i djeg dhe nuk djeg 1 kg. A mund të votojmë njerëz si puna e tij i cili u vë qytetarëve taksë për ndërtimin e shkollave. E ndaluar me Kushtetutë, kushtetuta e këtij vendi u garanton ju shkollimin falas për fëmijët tuaj. Ai nuk ka kushtetutë, hajduti nuk ka kushtetutë, ligj e moral.
A mund të votojmë ne këtë sekt për tu vjedhur më tej, që shqiptarët të ikin dhe vetëm të ikin. Mos bëhemi bashkëfajtor më tutje në këtë dramë kombëtare.
A mund të votohet kryetari i Kavajës, që merr përsipër vetëm pronat dhe pasurimin e tij. Po kështu edhe i Rrogozhinës, i Fierit i cili ka të gjithë në burg. Po pse i ka në burg, thoni ju; për djegësin e Fierit, sepse tokën bujqësore e kanë vlerësuar si truall për të mbushur xhepat me paratë e vjedhura tuaja, por kryetarit nuk i hyn gjembi në këmbë, nënpunësit futen në burg, kur në burg duhej të ishte i pari kryetari që do të kandidojë prap.
A mund të vazhdojmë ne kështu. A nuk duket se duke votuar këta ne meritojmë të na vjedhin, por ne nuk meritojmë kurrë të na vjedhin këta. Ne meritojmë që paratë tona të përdoren për rrugët, rrugicat, fermat, bizneset, rroga, pensione, për të jetuar si njerëz, për të përmirësuar Rrogozhinën, për ta bërë një vend të jetueshëm, për të përmirësuar Shqipërinë, për ta bërë një tokë të jetueshme siç është.
Pra 14 maji është një thirrje e thellë për ndërgjegjen tonë njerëzore, është një thirrje e thellë për ndjenjat tonë njerëzore, për dhembshurinë ndaj njëri-tjetrit, për dhembshurinë për fëmijët tanë, për dhembshurinë për këtë tokë, që po e braktisin sikur të ishte tokë e mallkuar për shkak të këtyre hajdutëve.
Ndaj dhe me lutjen time, të bashkohemi, të bashkohemi të gjithë. Pse, mos po i vuajnë vetëm demokratët këto? Jo mo jo, po i vuajnë edhe socialistët, ata pa parti dhe që të gjithë. Këtu nuk është problemi i pushtetit të këtij apo atij, por kemi të bëjmë me të ardhmen e çdo shqiptari, fatin e çdo shqiptari që nëpërkëmbët dhe shkelmohet sikur të mos ishte qenie njerëzore, nga një kastë, grup që plaçkit si shushunja pasuritë e shqiptarëve.

Read Previous

DASH nxin qeverinë Rama: Korrupsion në të gjitha degët e qeverisjes

Read Next

Nga trafiku te ndotja, mungesa e ujit të pijshëm dhe e gjelbërimit/ Këlliçi rendit problemet e Tiranës