Berisha: 14 Maji dita e fitores, pranvera e demokracisë

Kryetari i PD, Sali Berisha, ishte këtë pasdite në Kurbin, ku zhvilloi mitingun përmbyllës për zgjedhjet e 14 Majit,u shpreh se kudo në Shqipëri po fryn flladi i fitores.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Berisha u shpreh se kjo do të jetë pranvera e demokracisë.

Lideri i opozitës ftoi qytetarët që të dielën të votojnë kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, Behar Haxhiu.

Berisha: Do ta nis me një përshëndetje për Behar Haxhiun sepse që në hapat e parë të garës së tij, i kalli datën, i futi lepurin në bark njeriut që kalon nga sheshi në shesh me një fjalor të ngjashëm me të një halabaku, me një fjalor ordiner dhe mbeti duke e cituar Beharin, por tani dy fjalë do ja them këtu: 

Edi, Behari është një njeri punëtor, të dy keni qeveritarë vendorë. Behari ka qeverisur shumë vite komunën e Milotit dhe ti nga partia jote bashkinë e Tiranës. Kur u largove nga Tirana, raporti i OSBE të akuzoi e zezë mbi të bardhë se ke vjedhur 200 mln euro dhe i ke fshehur në llogaritë offshore. Të lashë gojën ti kur të përmendësh Beharin.

Së dyti, të them të vërtetën nuk ke asnjë gojë, asnjë të drejtë të flasësh për një tjetër, të perifrazosh një fjalë që tha, se do ta marrin fjalën të tjerë që janë më të shkolluar. Shkollimi me kate është dhe është i pafund, por të garantoj që prej 32 vitesh, Behari nuk ka shkruar gjëra në pëllëmbë të dorës që ti lexosh si puna jote që vjen në parlament dhe shkon poshtë e përpjetë. 

Prandaj i dashur Behar, të gjitha ato kanë vetëm një shpjegim. Frikën, tmerrin që ai ka, sepse ka bërë kërdinë me këtë zonjën këtu dhe tani e di, se ti do të ua nxjerrësh të gjitha defterët, të gjithë çkanë bërë, do i çosh, por unë jam i sigurtë se ti do të zbatosh ligjet, do të zbatosh detyrën tënde. Miqtë e mi! Sot në mbyllim këtu fushatën e fitores. Kudo në Shqipëri, nga veriu në jug, fryn flladi i fitores dhe pranvera e demokracisë”.

Read Previous

Belind Këlliçi-qytetarëve: Dilni votoni masivisht, ndryshimi në duart tuaja

Read Next

Konkurrenca vë nën hetim Aeroportin e Rinasit për taksitë