Belind Këlliçi sfidon Veliajn, publikon deftesat, diplomat e titujt në SHBA

Këlliçi: “Dhe tani do t’ju tregoj diçka dhe e ftoj Erion Veliajn, meqë është i diplomuar njëlloj si unë, të nxjerrë këtë: Kjo është diploma në universitet! Universiteti! Urdhëro, zotëri!  Ta nxjerrë me vulë ai po qe se e ka dhe ta tregojë. Edhe me këtë vulën këtu, se këtë vulën nuk e ka ai. I mungon kjo atij. Urdhëro!”

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, ka publikuar sot të gjitha dëftesat e tij që nga klasa e parë deri tek diplomat dhe tituj e marrë, eksluzivisht në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, duke dëshmuar arsimimin e tij të shkëlqyer ndër vite. Nga ana tjetër, ai i ka bërë thirrje kundërshtarit politik, e ka sfiduar kryebashkiakun Erion Veliaj, që të tregojë edhe ai diplomat që ka marrë në universitet në SHBA me vulat përkatëse, duke e bërë të qartë se Veliaj nuk e ka atë dokument me vulë.

Belind Këlliçi: Unë do të tregoj që të bëjmë transparencë për të gjithë qytetarët, se e kam unë merak, meqë ky (Veliaj) “është me shkollë” dhe unë “pa shkollë”, meqenëse kam mbi një muaj që e ftoj të vijë në studio dhe ët flasim edhe për këtë çështje, meqënëse më keni pyetur mbi dhjetëra herë, meqënëse s’kanë lënë studio pa më pyetur për këtë temë, a ka mundësi të më lini pesë minuta të krenohem për një nga arritjet e mia më të mëdha në jetë?!

Kafe Shqeto, Flavio Qarri: Ky është një moment, që mamaja e z. Këlliçi po e shijon më shumë se askush tjetër…

Belind Këlliçi: Po, sepse kanë investuar edhe ata si të gjithë ata prindër që investojnë te shkollimi, e meritojnë për fëmijën e tyre.

Belind Këlliçi: Urdhëro. Për kuriozitet kam gjetur edhe semestrin e parë të klasës së parë! Urdhëro! Për ata që kanë merak.

Image

 

Belind Këlliçi: Të lutem, mund ta shohësh: Abetare shumë mirë, Matematikë, Edukatë, Vizatim, Këngë…

Kafe Shqeto: Mësuese Drita Vorfi. E përshëndesim zysh Dritën!

Belind Këlliçi: Urdhëro, ai është semestri i parë dhe kjo është e klasës së parë!

Kafe Shqeto: Kjo është shkolla tetëvjeçare “Pjetër Budi”.

Belind Këlliçi: Urdhëro, ja ku e ke, klasa e dytë.

Kafe Shqeto: Nxënës i sjellshëm, me formim shumë të mirë. Sistematik në kryerjen e detyrave.

Belind Këlliçi: Urdhëro, klasa e tretë. Klasa e katërt, klasa e pestë. Klasa e gjashtë, zotëri. Ja edhe klasa e tetë.

Image

Urdhëro, viti i parë në “Harry Fultz” meqë e kanë merak. Ja edhe viti i dytë, viti i tretë në “Harry Fultz”.

Image

 

Urdhëro dhe të katërt vitet bashkë, sepse është një vërtetim që e kam marrë me vete, ky është një vërtetim që e kam marrë tani për notat, për katër vitet e përfunduara, por kurrikulën, vërtetimin e lëndëve i kam marrë si dosje se i kam marrë me vete në Amerikë.

Këtu janë katër vitet, sepse më duheshin 12 vite shkollim parauniversitar për të shkuar në universitet. Këto janë të katër vitet e “Harry Fultz” dhe të bëhet publike.  

Image

Kafe Shqeto: Po më duhet t’ju bëj një pyetje që e kanë bërë akuzuesit tuaj, z. Bolino dhe kolegët e tij, që nuk keni qenë te festa e Maturës.

Belind Këlliçi: Po s’kam qenë, është problem i madh shumë?! Nuk kam qenë as në Amerikë te festa e Maturës, s’i kam qejf festat e Maturës. Është problem?

Dhe tani do t’ju nxjerr diçka që, ftoj Erion Veliajn, meqë është i diplomuar njëlloj si unë, të nxjerrë këtë. Kjo është diploma në universitet. Universiteti! Urdhëro, zotëri! Ta nxjerrë me vulë ai po qe se e ka dhe ta tregojë. Edhe me këtë vulën këtu, se këtë vulën nuk e ka ai. I mungon kjo këtu atij. Urdhëro edhe bachelor.

Image

Image

Kam shkuar e kam dhënë të gjitha testet, me SAT, me provime pranimi, me intervistë personale; kam marrë bursën për të tenisit dhe të gjithave dhe kam hyrë në universitet. Për shkak të notave të larta, që në prill të 2008-ës, jam anëtar i shoqërisë “Sigma Beta Delta” në biznes, në Amerikë – për shkak të notave të larta në universitet.

Image

E meqë jam diplomuar dhe në SHBA, e kisha zakon që duhet t’i mbarojë pak më shpejt gjërat e jam diplomuar për shtatë semestre e jo për tetë dhe kam marrë (jo që s’më thotë njeri gjë), por kam marrë edhe këtë medaljen. Ja çfarë të bën Amerika kur je i zgjuar dhe kur i bën hyzmetin.

Image

 

 

Read Previous

KQZ: Të gjobiten 20 kryebashkiakë, përdorën burimet publike për fushatë

Read Next

Degradimi i mëtejshëm i shqipes në një propozim qeveritar