Belind Këlliçi prezanton banorët e Njësisë 8 me 5 pikat që sjellin ndryshimin në Tiranë

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Kelliçi shtrëngoi duart me qytetarë, tregtarë, pensionistë, studentë, persona me aftësi të kufizuar, apo dhe socialistë të zhgënjyer nga keqqeverisja, në Njësinë 8 në Tiranë.

Ai ndau me qytetarët 5 prioritetet e programit të tij për drejtimin e bashkisë pas 14 majit, duke ritheksuar dhe njëherë angazhimin e tij kryesor, autobusin falas. Këlliçi u shpreh se shërbimi i transportit publik falas, do të ofrohet edhe për zonat rurale.

“Sa lekë e keni biletën aty? 1 mijë lekë! Do ta bëjë zero unë pas 14 majit. Ma beso, më shiko këtu, do ta bëj. Për të mos ardhur me biçikletë, për kalamajtë. Kalamajtë, e keni problem e di”-tha Këlliçi.

“Autobuz falas, ulje e taksave dhe tarifave”, Belind

Teksa takoi dhjetra sipërmarrës në këtë zonë, Belind Këlliçi shpërndau për biznesin e vogël programin e tij për taksat dhe tarifat vendore, disa prej të cilave do të zerohen, ndërsa të tjera do të ulen deri në 50%.

“Për hapësirën publike? Ne do ta përgjysmojmë. Kam folur pa fund për këtë punë dhe prandaj po them që do ta përgjysmojmë. Me taksat, me këto, u kanë bezdisur? Do t’i ulim, nuk e di nëse i ke parë. Taksën e infrastrukturës arsimore do ta heqim. Ti hapësirë publike nuk besoj se ke këtu, por një pjesë të taksave do t’i heqim”-u shpreh Këlliçi.

Qytetarë të shqetësuar për projektvendimin e qeverisë, që parashikon shembjen e pallateve mbi 50-vjeçare, morën garanci nga kandidati i opozitës, se banesat e tyre nuk do të preken. Belind Këlliçi u shpreh se në rastet kur do të ketë nevojë për auditim, ai do të kryhet me miratimin e qytetarëve, teksa theksoi se në moment që do të duhet të ndërhyhet në objekt, pronarët e apartamenteve do të marrin të njëjtën sipërfaqe prone sa kanë pasur më herët. Ai tha se do t’i jepet fund grabitjes së pronës së qytetarëve.

Banorët do të jenë të qetë se shtëpia nuk do t’i preket. Po e dyta, banorët duhet të dinë se çfarë ndodh. Se edhe mund të ketë pallate që mund të kenë nevojë për ndërhyrje, por kjo duhet vendosur bashkë me banorët. Edhe nëse është për t’u bërë një projekt, ti ta dish. Do ndodhi ky projekt, kam kaq metra katror, kam 80 metra, kam 70 metra, 70 do marr! Çfarë ka ndodhur këtu këto vite me kryetarin e bashkisë është e tmerrshme. Janë nxjerrë njerëzit me gaz lotsjellës nga shtëpia, janë nxjerr me dhunë. Ajo që ndodhi te “Myslym Keta” herën e fundit, ka qenë tmerr, i prenë dritat, në orën 4 të mëngjesit u prenë ujin. Te 5 Maji, me gaz lotsjellës në mes të natës. I shembën shtëpitë bashkë me plaçkat brenda, me rrobat e trupit. Kjo nuk i bëhet as armikut. Kjo që ka ndodhur nuk do të ndodhë më. Me u vjedh pronat qytetarëve, nuk ndodh më”-u shpreh Këlliçi.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë, disa prej tyre shprehën ankesa ndaj Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit. Belind Këlliçi ngriti akuza se kreu i këtij institucioni nuk u shërben më interesave të qytetarëve, pasi postin publik, e shfrytëzon për të marrë tendera nga institucionet që janë në varësi të bashkisë së Tiranës, ku vetë ai është nëpunës. Për të tillë zyrtarë, Belind Këlliçi premtoi llogaridhënie pas 14 majit.

“Po Mariglen Qato nuk vjen te ty se Mariglen Qato e ka mendjen me ndërtu, është biznesmen. Shoferi i kapet me kokainë, e di ti? Ka marrë nja 10 leje ndërtimi, ka hapur kompani, ka marrë tendera, merr tendera te UKT-ja. Se kanë më mendjen këta, se punonjësit e shtetit janë bërë ndërtuesa, prandaj nuk vjen. T’ia themi qytetarëve, prandaj nuk vjen Mariglen Qato, banditi. Do t’u japim drejtim të gjithëve, pas datës 14 maj të gjithë do të paguajnë një më një çfarë u kanë bërë njerëzve”-u shpreh Këlliçi.

Teksa shtrëngoi duart me shumë qytetarë dhe mori besimin e tyre për 14 majin, Belind Këlliçi dëgjoi edhe problemet që shqetësojnë aktualisht banorët e Tiranës. Pensionistët janë ndër kategoritë më të prekura nga kriza e çmimeve, ndërsa përballen me vështirësi të përballimit të kostove të jetesës për shkak të pensioneve të ulëta.

“Bëni mirë të ktheni sytë nga shtresa jonë, se jemi pjesë e shoqërisë. 29 vjet kam punuar me Tensionin e Lartë dhe jam dëmtuar në shtyllë kurrizore. Me 40% të zemrës në punë nuk marr asnjë lloj gjëje. Pse s’kam një vit sigurime në pesë vitet e fundit, nuk kam. Prandaj them unë a do e heqësh “dënimin me vdekje” se unë e shoh veten “dënim me vdekje”. Në këtë periudhë është në rrezik jo Shqipëria, por kombi shqiptar. Ai vjedh vagona dhe nuk është hajdut, por Edi Rama është grabitës. Boll të iki Erion Veliaj është e rëndësishme. Trotuarin po e bën vetëm për demagogji tani, copa copa aty. Le ta bëjë rrugën një-kalimshe e ta bëjë trotuarin të ecim si njerëz. Ne kena me kënë mirë kur të fitoni ju. Inshallah e bën Zoti mbarë se jemi deri këtu. Kam punuar tërë kohën dhe nuk marr pension. Pensioni është sa marrim ilaçet” –u shprehën disa të moshuar dhe qytetarë të Tiranës.

Për këtë situatë, Belind Këlliçi ironizoi kryebashkiakun aktual të Tiranës, Erion Veliaj, i cili vite më parë kur bëri dy dasma luksoze, deklaroi se shpenzimet për to i kishte nga kursimi i pensionit të nënës së tij.

“Unë u jap një sugjerim: ai meqë ka shitur fiq, dhe meqë i ka dalë pensioni i nënës 500 milionë lekë për të bërë dasëm, të shkojë të jetojë me pensionin e nënës se paska lekë. Ta provojë njëherë pensionin e popullit, të shohë si jeton populli dhe ta marrë vesh mirë. Ai do të jetë leksioni më i mirë që i jepet nga njerëzit një politikani mashtrues, në 14 maj. Ta garantoj se kështu siç jeni ju, çdo ditë, unë eci me orë të tëra, jam 8 orë në ditë ecje nëpër rrugë e Tironës, kështu si ju janë të gjithë, kështu si ju janë të gjithë, asnjëri nuk ia jep votën”-u shpreh Këlliçi.

 

Read Previous

10 ditë që nuk tronditën gazetarët!

Read Next

Shqipëria, e dyta në rajon për çmimet më të shtrenjta të energjisë për familjarët