Belind Këlliçi në turin e takimeve me qytetarët: Bashkia e Gjobave e mbyll mandatin më 14 maj!

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijon takimet me banorë të kryeqytetit.

Këlliçi është ndalur ditën e sotme në zona të ndryshme të Tiranës ku ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve, ndërsa ka publikuar në Facebook foto nga këto takime.

Kandidati i opozitës ka u premtuar banorëve reduktimin e taksave, një administratë efektive në shërbim të komunitetit apo dhe krijimin e mundësive që të rinjtë të krijojnë familje në Tiranë dhe jo të largohen.

“Bashkia e Gjobave e mbyll mandatin më 14 maj”, shprehet Këlliçi.

Postimi
“Ne duhet ta kthejmë Tiranën në një vend të mundësive për shqiptarët, të perspektivës, të hapësirave për të gjithë, ku të rinjtë të krijojnë këtu familje, të hapin shtëpi, të qëndrojnë dhe jo të largohen në mundësinë e parë. Tirana duhet të jetë një destinacion jete e jo një vatër stresi e ndotjeje siç është. Tirana duhet t’ju japë siguri për jetën, bashkia t’ju shërbejë nga qendra në skaj, t’ju lehtësojë taksat, t’ju hapë derën sa herë të trokisni në zyrat e saj, të punojë për ju e të mos shpenzojë për propagandë për veten. Bashkia e Gjobave e mbyll mandatin më 14 maj!”, shkruan

Read Previous

PS miraton projektligjet pa opozitën

Read Next

Një tren me kimikate u dogj, peshqit po ngordhin, njerëzit po ikin, a është ky Çernobili i Amerikës?