Belind Këlliçi hyn në stadium me autobusin “falas”

Ditën e sotme kolacioni “Bashkë Fitojmë” ka çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

Në stadiumin Air Albania, opozita e bashkuar, simpatizantë të Partisë Demokratike, Partisë së Lirisë, PDK-së dhe PDNJ-së pritën kandidatët e bashkive të opozitës.

Mirëpo ajo çfarë ra në sy ishte hyrja e kandidatit të Bashkisë së Tiranës Belund Këlliçi.

Një ndër premtimet e bëra prej tij lidhet e transportin publik falas.

Ai bëri një paraqitje krejt të veçantë duke hyrë në stadium me një autobus, ku shkruhej: Transport falas.

Read Previous

“Bashkë fitojmë” nis fushatën, Berisha pritet me ovacione në “Air Albania”

Read Next

Transporti falas/ Këlliçi: Do ndërpresim pagesat për inceneratorin e Tiranës