Në një lidhje direkte për Çim Peka Live nga Uashingtoni ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Këlliçi tha se këshilltari i jashtëm i Edi Ramës i dogji karrierën një deputeti gjerman, pasi e vuri atë në funksion të interesave të kryeministrit.
Belind Këlliçi: Dorian Duçka ‘dogji’ deputetin e CDU duke blerë mbështetje për Edi Ramën

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi shprehet se Dorian Duçka është personi që blen shërbime dhe mbështje për Edi Ramën.
“Të mos harrojmë, Dorian Duçka është personi që mori në qafë Mark Hauptmann, deputet i CDU në Gjermani. Dhe të gjithën këtë e bëri duke lobuar në emër të Edi Ramës. Sot ai nuk është as deputet, asgjë, e kanë përzënë edhe nga CDU, për shkak të vizitave të tij të paraportuara në Shqipëri krah Edi Ramës, Taulant Ballës dhe fshihte vizitat në Shqipëri i shoqëruar nga Duçka dhe Balla. Zotëria në fjalë sot nuk është as anëtar i partisë. Të gjitha këto janë bërë në shërbim të Edi Ramës, për të blerë shërbim dhe mbështetje për Edi Ramën”, tha Këlliçi.