BE-ja do të sanksionojë grupin e mercenarëve, Vagner

Bashkimi Evropian (BE), pritet të sanksionojë grupin privat ushtarak rus, Vagner, për shkelje të të drejtave të njeriut në konflikte gjithandej botës.

Ministrat e Jashtëm të BE-së, gjatë takimit më 13 dhjetor pritet të miratojnë sanksione ndaj 8 individëve nga Grupi Vagner dhe tre të tjerë që ndërlidhen me këtë grup, thanë zyrtarët e BE-së.

Në sanksione përfshihet ndalimi i udhëtimeve, ngrirja e të gjitha aseteve që individët kanë në BE por, edhe ndalesë për bashkëpunim të cilitdo individ nga BE-ja me këtë grup të sanksionuar.

Qeveritë perëndimore akuzuan shpesh Moskën për shfrytëzimin e Grupit Vagner si forcë paramilitare në konflikte në Ukrainë, Libi, Siri, Sudan, Mozambik dhe Republikën Qendrore Afrikane./Rel

 

©Kumtari.al

Read Previous

Lajm i Fundit/ Arrestohet Lefter Koka

Read Next

Zbardhen detaje nga arrestimi i Lefter Kokës