‘Batman Girl’ shpëton nga Njolla e Lindjes

Luna Tavares-Fenner, e cila jeton në SHBA, lindi me një shenjë që mbulonte fytyrën e saj. Në kërkim të një kure për trajtimin e vajzës së tyre, prindërit e Lunës udhëtonin shpesh nga Florida në Rusi.

Ia dalin të heqin Njollën e Lindjes

Sipas asaj që raporton Mirror, thuhet se Luna iu nënshtrua terapisë së ‘fotodinamikës’, një metodë trajtimi që ende nuk është në dispozicion në SHBA. Pas trajtimeve, vajzës i është hequr njolla në fytyrë.

“TANI Unë jam një princeshë”

“Luna tashmë ka filluar të flasë dhe thotë me vete: “Më iku njolla e zezë, tani jam princeshë”, u shpreh doktor Pavel Popov.

Tani radhën e kanë Trajtimet Estetike

Dr. Popov u citoi se ata arritën ta hiqnin njollën pas gjashtë operacioneve dhe se: “Pjesa kryesore e punës është kryer, por kjo nuk do të thotë se e kemi përfunduar trajtimin. Luna po pushon pas trajtimit dhe pastaj do të fillojmë operacionet plastike.” tha ai.

“Batman Girl”


Luna Tavares-Fenner njihej me epitetet si “vajza Batman” dhe “kukull Batman” për shkak të formës së njollës në fytyrë.

©Kumtari.al

Read Previous

Izraeli me një stërvitje ‘provë sulmi ndaj Iranit’ në Mesdhe në 2022

Read Next

Devetë me Botox, përjashtohen nga konkursi i bukurisë