Bashkia Tiranë përgënjeshtron formularin prindi 1, prindi 2

Ka reaguar Bashkia Tiranë në lidhje me formularin e djeshëm që u shpërnda në rrjetet sociale, duke e quajtur një lajm të pavërtetë.

Në njoftim bashkëngjiten formualët e saktë që përdoren në kopshtet dhe çerdhet publike të Tiranës.

Megjithatë, kjo nuk përjashton mundësinë që formulari i shpërndarë dje nga Pastori Akil Pano, të përdoret në ndonjë institucion të arsimit privat.

Postimi i plotë i Bashkisë Tiranë

“Formulari që qarkulloi ditën e djeshme në rrjetet sociale, në të cilin fjalët ‘nënë’ dhe ‘baba’ ishin zëvendësuar me termat ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’ për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës është i pavërtetë.

Sipas Bashkisë së Tiranës, në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është fake neës. Formularët që përdoren nga Bashkia e Tiranës janë vetëm këto në foto dhe shoqërohen me logon zyrtare të Bashkisë së Tiranës.”- thuhet në reagimin e Bashkisë.

kumtari.al

Read Previous

Me foto / Moda në Kuvendin e Shqipërisë dhe në parlamentin britanik.

Read Next

Ushtria e Sudanit shkarkon gjashtë ambasadorë