Bashkëpunëtor i sigurimit/ Meta: Ata që sajuan do mbajnë përgjegjësi

Gjatë konferencs për shtyp kryetari i Partisë së Lirisë ka folur edhe për çeshtjen e dokumentave të shpërndara për akuzen si bashkpunëtor i Sigurimit famëkeq të Shtetit.

Meta tha se, “Autoriteti i Dosjeve jo vetëm duhet të zbatojë ligjin por duhet të kujdeset që të mos rilëndohen viktimat”.

“Autoriteti Dosjeve e di shumë mirë që Ilir Rexhep Metaj nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit”.

“Ato e dinë shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret, sepse ndodhet në dy dosje”.

“Ata që e kanë orkestruar këtë skenar, e dinë shumë mirë që Ilir Meta nuk ka ikur ndonjëherë në konvikt”.

“Autoriteti i Dosjeve do të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje ligjore që ka bërë”.

“Do të mbajnë përgjegjësi individuale personat e përfshirë”.

“Autoriteti i Dosjeve e kishte shumë të lehtë nëse kishte ndonjë shqetësim, kur u zgjodha president firmos një kërkesë dhe deklaratë”.

“Nëse do të dilte ndonjë e dhënë, mund ta padiste penalisht Ilir Metën”

“Të bëjnë një dokument të posaçëm për të hapur të gjithë dokumentet e Ilir Metës që nga çerdhja”.

Read Previous

Berisha tregon se kush është I.M. në Dosjen e ish-Sigurimit

Read Next

(12) Hapet dosja agjenturore e K.M