Basha: Unë i mbush sallat më shumë se Berisha. Nuk dal ta vë në siklet

Në konferencën e sotme për mediat kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh se sipas sondazheve të tij, demokratët kërkojnë që ai të drejtojë partinë, për të cilën tashmë është futur në garë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Basha u shpreh se nuk ka nevojë të bëjë takime me bazën e partisë, ashtu siç po bën Sali Berisha.

Madje, ai theksoi se nuk po e bën këtë gjë, pasi nuk do që Berisha të vendoset në pozitë inferioriteti.

‘Unë nuk jam nga ata që shfrytëzojnë momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë, se kush i mbush sallat më shumë, sepse e di që ajo është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt, as ndaj zotit Berisha ta vendos në pozitë të tillë inferioriteti.

Plus, kjo nuk është mes meje dhe zotit Berisha, kjo situatë dihet fare mirë, vendimmarrja ka ardhur pas vendimmarrjes së SHBA-së. Interesit më të mirë të PD-së nuk i shërben përçarja e partisë për interesa të Bashës apo Berishës. Kjo është arsyeja e vetëpërmbajtjes dhe do të vazhdojë të vetëpërmbahem’, u shpreh Basha.

Read Previous

Grushti i Angela Merkelit kundër “babait” të saj politik

Read Next

Fshati me vajin e ullirit më të mirë në botë? Nuk është as në Itali, as në Spanjë.