Basha tenton të regjistrojë Alibeajn në KQZ me dokumente të falsifikuara

Në KQZ, grupi i Enkelejd Alibeajt është regjistruar me dokumente të falsifikuara për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit.

Dokumentet janë bërë publike, dhe bashkë me to edhe skandali.

Skandali i parë është se rezulton që Lulzim Basha është ende kryetar i PD-së, sipas një dokumenti të Gjykatës.

Skandali i dytë lidhet me autorizimin që Lulzim Basha i jep Enkelejd Alibeajt, Gazment Bardhit dhe Indrit Sefës, i cili mban datën 18 mars 2022.

Skandali/ Basha tenton të regjistrojë Alibeajn me dokumenta false

Në fakt Lulzim Basha me 21 mars 2022 ka dhënë dorëheqjen.

Pra ky autorizim është i pavlefshëm, sepse në bazë të statutit që ka pasur Lulzim Basha dhe që pretendohet dhe gjykohet edhe për vulën, kryetari i Partisë Demokratike është Enkelejd Alibeaj.

Jo sepse e ka autorizuar Lulzim Basha, por sepse e ka emëruar Gazment Bardhi dhe ai duhej të regjistrohej në Gjykatë.

Skandali/ Basha tenton të regjistrojë Alibeajn me dokumenta false

Dokumenti i dorëzuar në KQZ, me të cilin Alibeaj pretendon se është kryetar

Këto dokumente që janë publikuar dhe dërguar sot në KQZ, janë dokumente të falsifikuara, pasi në arkivën dhe protokollin e PD-së zyrtare nuk gjenden.

Nuk ekziston asnjë dokument i tillë, ai është përgatitur dje në zyrat e Lulzim Bashës, te Torre Drini.

Dokumenti i autorizimit, mban datën e tri ditëve para se Basha të jepte dorëheqjen. Me 21 mars, Lulzim Basha zyrtarisht dha dorëheqjen dhe me 22 mars, Gazment Bardhi ka njoftuar emërimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar i PD-së.

Alibeaj nuk mund të jetë kryetar me autorizim të vjetër të falsifikuar dhe të pavlerë, por Gazment Bardhi duhet të shkonte dhe ta regjistronte në Gjykatë.

Dokumenti tregon qartazi se është i pavlefshëm dhe KQZ është përballë një ngërçi, pasi dihet botërisht se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen

Përpara se të jepte dorëheqjen ka autorizuar Enkelejd Alibeajn dhe ky i fundit duhej të regjistrohej në regjistrin e Gjykatës nga Gazment Bardhi, i cili me 22 mars 2022 ka njoftuar se Alibeaj është në krye të PD-së.

Ky dokument është një falsifikim që nuk ekziston në arkivat e PD-së.

Për më tepër ky dokument nuk ka numër protokolli, është fals dhe pretendohet se është lëshuar në vitin 2022, kur nuk ka pasur as zgjedhje vendore dhe as të përgjithshme

Read Previous

Berisha: Në orët në vijim do të shpallet koalicioni i 14 majit

Read Next

Berisha pret në zyrë ambasadorin e Hungarisë