Basha reagon për aludimin e Berishës në drejtim të tij në “foltoren me gratë demokrate

Pas aludimeve të Sali Berishës se Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ankohej Ambasadores Yuri Kim se Berisha më ka vendos përgjues në zyrë, ka ardhur reagimi i Bashës.

Basha e quan trishtim e mashtrim aludimin e Berishës.

Statusi në Twitter:

“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.”

 

Ditët e kuvendeve po afrojnë dhe duket se Basha, nga heshtje përballë akuzave të Berishës, kohët e fundit ka vendosur t’i përgjigjet flakë për flakë. ©Kumtari.al

 

 

 

Read Previous

Berisha: Do të shpallim Xhorxh Sorosin non grata në Shqipëri përgjithmonë

Read Next

Neritan Liçaj: Ne do kemi akademi barinjsh, Zagrebi ka teatro e art