Basha pranoi se nuk ka vizë udhëtimi për në SHBA

 Gazeta Kumtari 

I pyetur nga gazetarët , nëse disponon vizë udhëtimi për në SHBA Basha është përgjigjur se ka pasur një vizë dhe nëse do i duhet do e kërkoj përsëri.

Pyetje: E keni marrë vizën për në SHBA?

Basha: Eskobar më ka ftuar për në SHBA, ftesën e kam pranuar. Zhvillimet kanë qenë të vrullshme. Me shumë kënaqësi unë do të vazhdoj kontaktet me SHBA duke hedhur poshtë çdo trillim dhe shpifje që synon të baltosë këtë betejë parimore.

Pyetje: E keni marrë vizën apo jo”?

Basha: Unë kam patur një vizë prej kohësh dhe nëse do të më duhet një vizë do ta kërkoj dhe do ta marr.

Në këtë mënyrë Basha konfirmon se nuk ka vizë udhëtimi për në SHBA.

©kumtari.al

Read Previous

Merr rrogë mujore për t’u kujdesur për fëmijët, zbulohet shuma e majme që Cristiano Ronaldo i jep Georgina-s

Read Next

Lajm i mirë