Basha, “Nokën nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar” / “Nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale”

Gjatë një komunikimi për mediat Lulzim Basha ka thënë se Nokën e ka paralajmëruar, nuk e ka përjashtuar.

Ai ka vijuar se nuk do të lejojë të mbeten peng i shpifjeve dhe axhendave personale që vetëm ndihmojnë Edi Ramën.

Basha shtoi se po e pastrojnë PD nga njerëz të korruptuar dhe të shantazhueshëm nga Rama.

 

“Z. Noka i kam komunikuar shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Komisionit të Sigurisë. Nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar. Nuk mundet që PD ka kundërshtar armik Edi Ramën dhe regjimin e tij, të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga rruga jonë. Nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që duan ta kthejnë PD-në në bunker. Shtrembërime të tilla nuk do tolerohen. Fraza që janë sajesa dhe shpifje i shërbejnë Edi Ramës, bëhen për të demoralizuar demokratët. Kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim në datën 9 shtator. Për të shmangur çdo tollovitje dhe përçarje që i shërben Edi Ramës. Këta janë llumi i tranzicionit, këta pasurohen, shqiptarët varfërohen.

Padyshim që po, një pjesë e kemi pastruar, një pjesë jo. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe janë shantazhuar nga Rama për ti shërbyer Edi Ramës. Që paratë e vëna në mënyrë korruptive ti përdorim për të shantazhuar demokratët, kjo është e patolerushme. Ky është një moment fondamental ndryshimi. Një pjesë i kemi pastruar, por një pjesë kanë mbetur, demokratët e dinë shumë mirë çfarë pazaresh bëjnë me Edi Ramën. Nuk do lejoj askënd ti bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve. PD është shpresa e vetme e këtij vendi. Kushdo që mendon se do ta kthejë PD në bunker të interesave personale apo të ndryshojë orientimin, apo bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes sonë, që një pjesë i kemi pastruar dhe një pjesë kanë mbetur, demokratët i dinë, pazaret që kanë bërë dhe bëjnë me Edi Ramën. Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd që di bjerë me shkelm interesave të demokratëve”

kumtari.al

Read Previous

Letrat e censuruara të Marie Antoinette deshifrohen me rreze X

Read Next

Arkitektura ikonike e Afrikës në 12 ndërtesa