Basha ndaloi raportimin e transaksioneve lobuese në KQZ/ Veprat penale që bien mbi të

Lulzim Basha, në kohën që drejtonte Partinë Demokratike,  është marrë  zyrtarisht i pandehur për lobimin rus në SHBA, të kryer në periudhën zgjedhore të vitit 2017.

Pagesa totale prej 675 mijë dollarësh, e bërë për llogari të PD-së drejt kompanisë lobuese në SHBA, ka shërbyer për disa takime dhe foto me zyrtarë të lartë amerikanë.

Duke fshehur nga deklarimi 650 mijë dollarë nga 675 mijë dollarë të paguara, sipas Prokurorisë është evazion fiskal pasi nuk kanë paguar detyrimet që rrjedhin mbi të ardhurat financiare.

Veprat penale që rëndojnë mbi Bashën

Sipas Prokurorisë, shtetasi Lulzim Basha duhet të mbajë përgjegjësi penale, sipas neneve L90/3 dhe 287-912 të Kodit Penal.

Formulari i deklarimit të Partive politike është sanksionuar me ligj dhe konkretisht ai përcaktohet në nenet 23 (raportimi vjetor dhe zgjedhor për të ardhurat dhe shpenzimet e kryera) dhe 23 ll-l (regjistri për dhuratat dhe dhuruesit) të Ligiit Nr.8580 datë 17.2.2000 , për “Partitë politike”.

Në rastin konkret kemi hedhje të të dhënave jo të përputhura me realitetin në formularin përkates, me qëllim për të fshehur lobimin e bërë nga një Kompani me administratorë të lidhur në aktivitet biznesi me shtetase ruse.

Është fshehur shuma prej 500 000 dollarësh që është dhënë  “cash” nga Subjekti Partia Demokratike te kompania e huaj private për të bërë lobim në SH.B.A. me qëllim zgiedhor në favor të këtij subjekti politik, duke qenë se zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin pas disa kohësh në qershor të vitit 2017.

Nga këto lëvizje financiare është shkelur edhe neni 23/1, paragrafi i katërt i ligjit “Për Partitë Politike”, duke e shmangur edhe vlerësimin e organeve tatimore, pasi kjo shumë e madhe nuk është deklaruar në asnjë organ të administratës publike duke përfshirë edhe Komisionin qendror të Zgjedhjeve.

Nga kjo e dhënë del se njëri nga shkaqet e fshehjes së pagesës së kryer është edhe verifikimi i organeve Tatimore të Republikës së Shqipërisë.

Në rastin konkret është kryer vepra penale e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/e paragrafi i dytë, pasi vepra penale është kryer në bashkëpunim.

Kryerje e veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legiislacionit për parandalimin e pastrimit të parave.

Ne rastin konkret kemi të bëjmë me veprime të fshehta financiare dhe transaksione të copëzuara (një herë lëvrohen 25 mijë dollarë, një herë 500 000 dollarë dhe një herë tjetër 150 000 dollarë nga kompani ruse) me qëllim për të shmangur verifikimin nga autoritetet e shtetit shqiptar.

Kur ka ardhur letërporosia nga SH.B.A-ja është zbuluar rrjedhja e ngjarjes.

Ky veprim finaciar justifikohet me argumentin “donacione nga bashkëatdhetarët tanë në Amerikë”. Në këto kushte  është kryer vepra penale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Kompania amerikane pasi ka marrë paratë, ka bërë edhe lobimin e saj në SHBA me qëllim zgjedhor, në favor të Partise Demokratike.

Pra, është bërë pagesa në shumën tolate 675 000 dollarë dhe është marrë shërbimi për pagesën e kryer (Iobimi).

Kjo pagesë dhe shërbimi është kryer për lobime me qëllim zgjedhor në lidhje me zgjedhjet parlamentare që po zhvilloheshin atë kohë në Shqipëri, ku pagesa kryesore në shumën prej 500 000 dollarësh është bërë në datën 09.06.2017, në kohën e fushatës elektorale.

 

Në total, shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për periudhën mars- qershor 2017, kapin vlerën e 725 mijë USD, shifër kjo më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike ka deklaruar në KQZ.

Neni 190/3 i Kodit Penal është i provuar qartazi se është konsumuar, si mjeti i drejpërdrejtë për të  fshehur transaksionet prej 500.000 dhe 150.000 dollarësh.

Basha nuk lejoi raportimin e fondeve në KQZ

Sipas Prokurorisë, shtetasi Lulzim Basha ka dijeninë e plotë për transaksionin 500.000 dollarë  dhe lejon me dashje që Drejtori i Financave të mos kryejë raportim në KQZ, në formularin “TIP” për shpenzimet e fushatës zgjedhore dhe në formulrain “TIP” për raportimin mbi shpenzimet e vitit kalendarik.

Gjithashtu nuk plotësohet me të dhënat e kërkuara nga Ligji formulari i titulluar ‘Regjistër për dhurimet”, sipas nenit 23/1-1 të Ligjit për ‘Partitë politike”, duke vijuar kështu parashtrimin e të dhënave të kundërta me realitetin.

Në këto rrethana prokurorët, Gjergji Tako, Ervin Karanxha dhe Kol Hysenaj kanë vendosur të njohin të pandehur shtetasin Lulzim Basha me akuzën për kryerjen e veprave penale, sipas neneve 190/3,  287/e-2 të Kodit Penal.

Neni 190/3 bën fjalë për falsifikimin e formularëve ose me paraqitjen e rreme të tyre nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, që u drejtohet organeve shtetërore dhe dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet burg.

Kryerja e veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dënohet nga pesë deri në 10 vite burg./CNA.al

Read Previous

Nuk mori pjesë në negociatat zgjedhjen e presidentit/ Enkelejd Alibeaj shihet në shoqërinë eTaulant Ballës

Read Next

Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti i klubit të njohur