Basha/ “Josehp Daul mik i veçantë i imi”

Lulzim Basha, humbësi serial që la Partinë Demokratike dhe demokratët në opozitë, është shfaqur në Këshillin e Evropës.

Në rrjete sociale, Basha ka njoftuar se ndodhet në Strasburg, në takimin e Grupit EPP në Këshillin e Europës.

Basha ka postuar një foto me ish Presidentin e Partisë Popullore Europiane Josehp Daul, duke e quajtur atë një mik të tij por edhe të Partisë Demokratike.

“Në takimin e Grupit EPP në Këshillin e Europës me mikun e veçantë timin, të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, ish Presidentin e Partisë Popullore Europiane Josehp Daul.

Një mbështetës i madh i brezit të ri dhe nxitës i promovimit të të rinjve në politikë si garancia për të ardhmen e demokracisë dhe zhvillimin e çdo vendi”, shkruan Basha në rrjete sociale./CNA.al

Basha në delir/ “Josehp Daul mik i veçantë i imi”

AddThis Sharing Buttons

Share to Viber

Read Previous

Opozita kërkon të diskutohet sot në Kuvend për skandalin e Ramës në SHBA

Read Next

Zelensky kërkon dërgimin e shpejtë të tankeve perëndimore në Ukrainë