Basha i ‘fiksuar’ për të vënë nën hyqmin e SPAK-ut vettingun e politikanëve

Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin lidhur me aplikimet për azil, ku sipas raporteve të fundit, Shqipëria mban vendin e parë në rajon.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se rritja e aplikimeve për azil dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Masakër të cilën deri më tani Basha nuk ka denjuar të shkojë ta denoncojë nëpër kancelaritë evropiane.

Kryedmeokrati nuk po le rast pa përdorur për të arritur qëllimin e tij, vënien e vettingut të politikanëve nën hyqmin e SPAK-ut, praktikisht në dorë të Edi Ramës.

“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e 🇦🇱 duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë,” shkruan Basha.

Read Previous

“Si jeni?” / Studimet : Këto janë dy fjalët më të kota në komunikim

Read Next

Jeta e tij fillon si jetim dhe përfundon si jetim, gjeniu i madh i letrave, Lev Tostoj