Basha 4 orë në “karantinë” në zyrë gjatë kohës që Berisha ishte në seli

Deputeti Lulzim Basha ka qëndruar 4 orë i mbyllur sot në zyrat që mban të uzurpuara në PD. 

Gjatë gjithë kohës që Sali Berisha ka qenë në ambientet e Partisë Demokratike, Basha ka qëndruar i mbyllur në një sallë ku kishte improvizuar një mbledhje për zgjedhjet në FRPD, raporton syri.net.

Ish-kryetari i PD nuk ka guxuar as të dalë në korridor.
Vetëm kur është larguar Sali Berisha nga PD, Basha ka njoftuar mediat se do të dilte në konferencë për mediat.

Është e pakuptueshme frika e deputetit Basha në një kohë kur Grupi për Rithemelimin e PD nuk bëri asgjë tjetër, veçse paqësisht zbatuan vendimin e unanim të rreth 5 mijë delegatëve të Kuvendit Kombëtar, duke u futur brenda në shtëpinë e demokratëve.

Nga ana tjetër deputeti Basha mobilizoi me urgjencë ata pak mbështetës të tij duke provokuar tensione dhe përplasje te Partia Demokratike.

Read Previous

Berisha: Ky është revolucion. Shqiptarët presin që unë të rikthehem në krye të PD

Read Next

Basha e akuzon Berishën me gjuhën e një socialisti fanatik- Berisha kërkon të rikthejë ‘97.