Bardh Spahia i kundërpërgjigjet Veliajt për transportin falas në Shkodër

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes nr.3. Gjatë fjalës së tij, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” theksoi faktin se betejat elektorale asnjëherë nuk kanë qenë të lehta përballë mazhorancës, e cila ka përdorur çdo instrument të jashtëligjshëm për të tjetërsuar vullnetin e shkodranëve, por që asnjëherë nuk ia ka dalë.

“Asgjë nuk mund ta mposhtë shpirtin e lirisë dhe demokracisë që kanë shkodranët”, tha Spahia.

Një përgjigje Spahia e kishte edhe për përfaqësuesit e qeverisë, që fushatën e kanë ndërtuar mbi modelin se investimet në Shkodër janë penguar nga bashkia.

“Mundohen me ardh këtu dhe me përcjellë frymën sikur po na dhatë vetëm njëherë votën do bëjmë mrekullira. A thu se nuk e kemi krejtësisht të qartë modelin se çfarë kanë pritur të bëjnë, njësoj si në qytetet e tjera që i menaxhojnë.

Kanë sjellë vetëm modelin e shkatërrimit të qyteteve në strukturë, kanë sjellë  modelin e korrupsionit ekstrem në drejtimin e institucioneve dhe kanë sjellë modelin e falimentimit.

Kur e ka pengu qeverinë, Bashkia e Shkodrës të bëjë një investim apo të financojë një projekt apo një nismë të tyre? Kur kanë ndërmarrë një nismë si qeveri apo si institucione shtetërore dhe i ka pengu Bashkia Shkodër, ta gjejnë qoftë edhe një rast të vetëm.

Përkundrazi i kemi thënë vazhdimisht sa herë bëhet fjalë për financime për çdo shërbim, në infrastrukturë apo shërbime të tjera do i kenë dyert e hapura”, tha Spahia.

Një mbështetje e treguar në vazhdimësi për partinë demokratike nga kjo lagje, edhe këtë herë banorët shprehen bindjen se fitorja do të jetë edhe më e thellë në 14 maj e kandidatit Bardh Spahia dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Read Previous

Vasili: Kryebashkiakët e Ramës kanë falimentuar pushtetin lokal

Read Next

Fushata, Këlliçi: 500 oaze të gjelbër në lagjet e Tiranës