Barcelona, ikën Koeman, vjen…

Dy fitore dhe tre barazime në La Liga, një humbje e rëndë kundër Bayern Munich në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve (0-3), por mbi të gjitha një seri prej tre ndeshjesh pa fitore. Barcelona nuk është në formën e saj më të mirë në fillim të këtij sezoni dhe e ardhmja e Ronald Koeman është e pasigurt. Prej disa javësh, e ardhmja teknikut holandez është në dilemë. Gjatë një konference shtypi këtë javë , Koeman nuk e fshehu mërzitinë e tij për diskutimin e kësaj teme.

“Do të  ndalem këtu, pasi kam përshtypjen se më duhet të justifikohem për gjithçka” , kishte thënë holandezi para mediave, i lodhur duke pasur në çdo konferencë shtypi pyetje për të ardhmen e tij.

Por prapa skenave, blaugranët nuk duan të kenë surpriza të pakëndshme. Në listë ishin disa emra, por presidenti Joan Laporta duket se ka gjetur njeriun e duhur nëse Ronald Koeman largohet. Është thjesht Xavi Hernandez, ish -mesfushori i klubit katalanas i kthyer në trajner!

Këtë të shtunë, “Mundo Deportivo” i kushtoi faqen e parë trajnerit 41-vjeçar, ende nën kontratë me Al-Sadd (Katar). “Xavi rritet” , mund të lexojmë në titullin e së përditshmes.

Joan Laporta, i cili kishte dyshime në fillim për ish-lojtarin e katalanasve, thuhet se ka ndryshuar mendje dhe dyshimet e tij thuajse janë zhdukur.

Read Previous

Përshkallëzohet situata në veri të Kosovës, serbët hedhin granata

Read Next

Reagon Xhelal Sveçla për situatën në veri të Kosovës