‘Barbie’ thyen një tjetër rekord!

Një nga filmat më të bujshëm të momentit është padyshim prodhimi ‘Barbie’, i cili, ashtu si edhe pritej si rrjedhojë e fushatës madhështore të marketingut, ka thyer rekorde shikueshmërie.

Por jo vetëm, edhe sa i përket anës financiare, filmi ka siguruar 1 miliard dollarë sipas vlerësimeve zyrtare. Kjo ka bërë që Gerwig të jetë regjisorja e parë femër me një film miliarda dollarësh dhe të kthehet në fenomen viral, nga suksesi i pabesueshëm i kukullës.

Analisti i lartë i medias, Paul Dergarabedian tha se fenomeni që solli filmi ‘Barbie’ bashkë me ‘Oppenheimer’ ishte i paparashikueshëm dhe përtej pritshmërive.

“Unë kam qenë pjesë e kësaj industrie për 30 vjet dhe fenomeni ‘Barbie’ dhe ‘Barbenheimer’ është sa i paprecedentë aq edhe i paparashikueshëm. Fushata e marketingut për “Barbie” vuri në lëvizje një zinxhir ngjarjesh që çuan në shtimin e fjalës “Barbenheimer” në leksikun popullor për shkak të datës së përbashkët të publikimit me ‘Oppenheimer’ dhe atëherë, ne të gjithë dinim diçka shumë të veçantë dhe unike do të krijonte një rezultat shumë më të madh se sa pritej për filmin, jo vetëm për fundjavën e hapjes, por për shfaqjen e tij globale në kinema.”

Suksesi i Barbit megjithatë nuk ishte rastësor. Produksioni pas filmit ka bërë një punë të zgjuar me fushatën e marketingut për të arritur këtë sukses.

Read Previous

Dafina Zeqiri zbulon arsyen e anulimit të përformancës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Read Next

Çfarë thotë horoskopi për sot?